Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të paktën 140 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit

2025/06/18 at 4:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Të paktën 140 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit

Sulmet izraelite i kanë vrarë të paktën 140 njerëz në gjithë Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, thanë zyrtarët shëndetësorë të mërkurën.

Të paktën 40 nga numri i përgjithshëm i të vrarëve gjatë ditës së fundit humbën jetën si pasojë e të shtënave dhe sulmeve ajrore izraelite të mërkurën, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazë.

Në mesin e tyre ka edhe palestinezë të vrarë duke pritur për të marrë ndihma ushqimore, siç ka ndodhur pothuajse çdo ditë gjatë tre javëve që kur Izraeli hoqi pjesërisht bllokadën e plotë mbi territorin.

Punonjësit mjekësorë thanë se sulme të ndara ajrore mbi shtëpi në kampin e refugjatëve Maghazi, lagjen Zeitoun dhe në qytetin e Gazës, në pjesën qendrore dhe veriore të saj, vranë të paktën 21 njerëz.

Ndërkohë, pesë të tjerë humbën jetën në një sulm ajror mbi një kamp në Han Junis, në jug të Gazës.

Katërmbëdhjetë njerëz të tjerë u vranë nga zjarri izraelit mbi turma palestinezësh të zhvendosur që prisnin kamionët me ndihma të sjella nga Kombet e Bashkuara përgjatë rrugës Salahudin në Gazën qendrore, sipas mjekëve.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se po hetojnë raportet për vdekjen e njerëzve që prisnin për ndihma ushqimore.

Lidhur me sulmet e tjera, IDF-ja deklaroi se “po veprojnë për të shkatërruar kapacitetet ushtarake të Hamasit” dhe po marrin “masa të mundshme për të kufizuar dëmet ndaj civilëve”.

Hamasi është grup militant i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Të martën, Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se 397 palestinezë që po përpiqeshin të merrnin ndihma ushqimore janë vrarë dhe më shumë se 3.000 janë plagosur që nga rifillimi i dërgesave të ndihmave në fund të majit.

Disa në Gazë shprehën shqetësimin se përshkallëzimi i fundit i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, që filloi në tetor 2023, po anashkalohet pasi vëmendja është zhvendosur te konflikti midis Izraelit dhe Iranit që nisi javën e kaluar.

“Po na masakrojnë në Gazë, ditë e natë, por vëmendja është zhvendosur te lufta Izrael-Iran. Ka shumë pak lajme për Gazën këto ditë”, tha Adel, një banor i qytetit të Gazës.

“Kush nuk vdes nga bombat izraelite, vdes nga uria. Njerëzit rrezikojnë jetën çdo ditë për të marrë ushqim, dhe përfundojnë të vrarë, me gjakun e tyre që njollos thasët me miell që menduan se i kishin fituar”, i tha ai agjencisë Reuters përmes një aplikacioni komunikimi.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 njerëz dhe duke marrë afër 250 pengje. Izraeli thotë se 58 pengje mbeten në Gazë, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.

Që atëherë, lufta e Izraelit ka vrarë më shumë se 55.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL

Ju sugjerojmë

Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: Franca do e njohë Palestinën për të izoluar Hamasin

19 Shtator, 2025 9:14 am
Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar
Bota

Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar

19 Shtator, 2025 9:14 am
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Aktualitet

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

19 Shtator, 2025 8:14 am
Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

19 Shtator, 2025 8:11 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

19 Shtator, 2025 8:06 am
A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….
-U tha në Opinion

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….

18 Shtator, 2025 10:38 pm
Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon
-U tha në Opinion

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon

18 Shtator, 2025 10:25 pm
Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…
-U tha në Opinion

Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…

18 Shtator, 2025 10:20 pm
Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg
-U tha në Opinion

Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg

18 Shtator, 2025 9:59 pm
Berisha: Altin Dumani, kokë e këmbë i lidhur me krimin
-U tha në Opinion

Berisha: Altin Dumani, kokë e këmbë i lidhur me krimin

18 Shtator, 2025 9:55 pm
Para
Samiti për Tranzicionin Energjetik në Athinë, Balluku: Ja për çfarë diskutuam

Samiti për Tranzicionin Energjetik në Athinë, Balluku: Ja për çfarë diskutuam

Trump nuk tregon nëse SHBA-ja do ta sulmojë Iranin, por thotë se durimi është sosur

Trump nuk tregon nëse SHBA-ja do ta sulmojë Iranin, por thotë se durimi është sosur

Bardhi në Strasburg: Në 11 Maj, Shqipëria bëri regres!

Bardhi në Strasburg: Në 11 Maj, Shqipëria bëri regres!

TE FUNDIT

Macron: Franca do e njohë Palestinën për të izoluar Hamasin

Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
19 Shtator, 2025

Presidenti francez, Emmanuel Macron akuzon Izraelin se po ndjek një “luftë të përhershme” në Gaza dhe thotë se në Francë...

Lexo më shumë

Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar

Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar
19 Shtator, 2025

Helikopteri i Donald Trump, Marine One, u detyrua të bënte një ulje emergjente me Presidentin dhe Melanian në bord. Një...

Lexo më shumë

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
19 Shtator, 2025

Procesi i regjistrimit digjital të pronave në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të përfundojë deri në dhjetor të vitit...

Lexo më shumë

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
19 Shtator, 2025

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Institutit në Kamzë. Ngjarja ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com