Rreth 700 mijë pensionistë këtë muaj përveç pensionit po marrin edhe shpërblimin prej 5 mijë lekësh që vjen nga vjelja e taksës së jashtëzakonshme që qeveria vendosi për importuesit e mëdhenj të energjisë.
Ky shpërblim është parë si ndihmesë nga një pjesë e të moshuarve.
Megjithatë shumica e pensionistëve shprehen se ka ardhur momenti që edhe pensionet të rriten, siç po ndodh me rritjen e pagave të administrates.
Rritja e pensioneve mbetet një kërkese e vazhdueshme e të moshuarve të cilët janë një nga kategoritë që rritja e çmimeve ka ndikuar jo pak në shpenzimet e tyre mujore./ Klan News