Një pronar hoteli në Kakavijë ka kërcënuar se do të nxjerrë jashtë të karantinuarit, emigrantë sezonalë që kanë ardhur nga Greqia por që kanë ndjekur urdhërin e qeverisë.
Pronari është shprehur janë 18 persona që janë karantinuar në hotelin e tij pasi kishin erdhur nga Greqia dhe kishin rënë dakort për pagesë ditore. Duket se emigrantët sezonalë kanë paguar vetëm dy ditët e para dhe nuk kanë paguar më.
Sipas “News24”, pronari nga ana tjetër ka vendosur t’i nxjerrë jashtë por ka qenë Policia që e ka detyruar t’i mbajë ende në hotel.
Emigrantët nuk kanë lekë kurse ushqimin ja siguron Bashkia e Dropullit dhe si përfundim ka ndodhur përplasja për pagesën ditore të qëndrimit. Ndërkohë pronari ka paralajmëruar se nesër mund t’i nxjerrë jashtë të karantinuarit./ Opinion.al