Presidenti i Ukrainës Zelensky ka pasur një telefonatë me kryeministrin e Britanisë Boris Johnson.
Një zëdhënëse e Downing Street tha se kryeministri “i bëri lëvdata heroizmi dhe trimërie presidentit Zelensky dhe popullit ukrainas”.
Ajo shtoi: “Udhëheqësit ranë dakord që presidenti Putin po përballet me një rezistencë më të madhe ukrainase nga ajo që ka llogaritur”.
U tha gjithashtu se “kanë rënë dakord për nevojën që komuniteti ndërkombëtar të izolojë Rusinë plotësisht diplomatikisht dhe financiarisht”.
Dhe ata “përshëndetën gatishmërinë e shtuar për të ndërmarrë veprime për përjashtimin e Rusisë nga sistemi Swift”./Opinion.al