Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të huaj, në tokën tonë

2016/09/15 at 5:29 PM
në -Kulturë, Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Të huaj, në tokën tonë

Shënim për shfaqjen “Danimarka, toka jonë”, shkruar dhe me regji nga Stefan Çapaliku, vënë në skenë nga trupa e teatrit “Migjeni” të Shkodrës.


Shkruan: Albatros Rexhaj

Shfaqjen “Danimarka, toka jonë” e kam parë me 5 Qershor në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental në Tiranë, ndërkaq këtë shënim po e bëj tani, pas tre muajsh, për shkak se më është dashur pak kohë që t’i përpunoj ndjesitë e shumta që më pati dhënë kjo shfaqje. Lehtësia me të cilën ne, si individë dhe si popull, e kërrusim qafën, prirja për t’iu bërë krah padrejtësisë dhe heshtja përballë saj, ironia e pafytyrësisë sonë për ta ndërruar kampin brenda natës, por edhe pafuqia jonë për të gjetur veten në atdheun tonë si dhe shumë të vërteta të tjera të hidhura të realitetit tonë shqiptar, vijnë të koduara, herë indirekt dhe herë shumë hapur, në situatat dramatike që shtjellohen në shfaqjen “Danimarka, toka jonë”. Një shfaqje brenda shfaqjes, por edhe një ndërlidhje organike mes realitetit historik dhe atij artistik, deri në përmasën saqë në fund të shfaqjes nuk e dija në duhet të qeshja apo duhej të ndihesha i neveritur me vërtetësinë e asaj që pashë në skenë.

1 alb

Fillimisht duhet thënë se kjo vepër dramaturgjike thyen në tërësi mitin e rremë se nuk ka dramaturgji shqipe. Mund të mos ketë sasi të mjaftueshme të veprave, por drama cilësore ka. Me ketë vepër, si autor, Stefani demonstron se e zotëron tërësisht gjuhën specifike të teatrit dhe se gjatë procesit të shkrimit ai mendon në mënyrë skenike dhe jo në mënyrë prozaike, që jo rrallëherë është rasti me shkrimtarë të shumtë që e sprovojnë veten në zhanrin shumë të vështirë të dramës teatrore. Madje mund të them me shumë përgjegjësi se vepra “Danimarka, toka jonë” është një shembull pothuajse didaktik për produktin kreativ që krijohet atëherë kur shkrimtari është njohës i mirë i organikës së teatrit. Një proces krijues që sikur del nga kornizat e teorisë së dramaturgjisë së Lesingut, ndërkaq në aspektin e vet praktik nuk dallon shumë me procesin kreativ më të dëshmuarin deri tani në historinë e teatrit, atë të Shekspirit, ku autori, drejtpërdrejt në skenë, teston veprën e tij. Dhe ky është një rast i mirë për të thënë se Stefan Çapaliku në Shqipëri dhe Jeton Neziraj në Kosovë janë dy bartësit më tipik të kësaj fryme krijuese në dramaturgjinë bashkëkohore shqiptare.

2alb

Në këtë shfaqje, Stefani ndërlidh dramën “Toka jonë” të Kolë Jakovës, një nga ikonat e teatrit shqiptar të realizimit socialist, dhe “Hamletin” e Shekspirit, vepra të cilat, gjatë procesit të tij krijues, i trajton në perspektiva të ndryshme (para dhe pas rënies së komunizmit në Shqipëri) dhe si produkt nxjerr një satirë politike, një Hamlet në një version të përçudnuar të frymës së realizmit socialist. Kjo e fundit gjithsesi një gjetje artistike që flet për aftësinë tonë për të tjetërsuar kuptimin edhe të gjërave botërisht të njohura.

Pavarësisht numrit të madh të protagonistëve në skenë, në aspektin dramaturgjik, një nga nyjat kryesore të tensionit dhe zbërthimit dramatik në vepër është personazhi i Drejtoreshës së teatrit që me besnikëri të verbër i shërben sistemit komunist, deri në çastin e fundit, dhe është po e njëjta që më pas brenda pak orësh transformohet në një shërbëtore besnike të sistemit të ri demokratik. Në mendim të parë, ky zbërthim nuk sjell ndonjë gjë të re, pasi jemi shumë të njohur me fenomenin e ndryshimit të kampit brenda natës, por Stefani shkon pak më tutje. Me detajin e drejtoreshës, një element nga e shkuara jo fort e largët e jona, Stefani trajton të tashmen tonë dhe të gjitha problemet funksionale të tranzicionit të pafund shqiptar. Përgjigja e Stefanit, si autor dhe si artist, për pyetjen tonë rreth pafundësisë së tranzicionit tonë është te riciklimi i modelit të vetëm të njohur për shqiptarët, modelit monist. Drejtoresha dhe vartësit e saj kanë ndërruar kamp, nga partizanë të diktaturës janë kthyer në pinjollë të demokracisë, nga shokë e shoqe janë kthyer në zonja e zotërinj, por mënyra e tyre të menduarit, modeli i punës dhe i komunikimit ngelet po i njëjti si në kohën e regjimit monist, për të vetmen arsye se ata nuk njohin ndonjë model tjetër.

3alb

E gjithë historia përmbyllet me zhgënjimin masiv të protagonistëve me lirinë e shumëpritur dhe ngarendja e tyre që sa më shpejt të ikin nga atdheu dhe të kërkojnë një jetë më të mirë diku tjetër. Në një gjetje artistike shumë të qëlluar, në një masë edhe tepër të veçantë, Stefani bën ndërlidhjen mes “Toka jonë” e Kolë Jakovës dhe “Hamletit” të Shekspirit duke nxjerrë në pah Danimarkën, jo si mbretëria e Hamletit, por si simbol të Perëndimit drejt të cilit shqiptarët ikin pandërprerë. “Danimarka, toka jonë”, nga titulli i dramës kthehet në një parullë të fuqishme, një metaforë e hidhur për realitetin e ikjeve tona të pafundme dhe zhgënjimit tonë me lirinë e shumëpritur. Në skenat përmbyllëse, Stefani mbyll qarkun dramaturgjik të nisur në fillim duke shpënë drejt fundit çdo situatë dramatike të nisur në fillim dhe nuk lë asnjë paqartësi tematike, ideore apo diçka rreth historisë së personazheve. Padyshim edhe një dëshmi tjetër e mjeshtërisë së tij kreative.

Sa i përket aktorëve duhet të theksoj se pavarësisht se shfaqja nuk ishte e shkurtër, pavarësisht se situatat dramatike diktonin që aktorët të kishin një nerv të sforcuar, trupa e aktorëve tregoi qëndrueshmëri, duke e ruajtur tensionin dramatik deri në fund, dhe për asnjë çast nuk shpërfaqi shenja të lodhjes artistike. Ky detaj përbën një tregues shumë të rëndësishëm të potencialit që ka kjo trupë teatrore për projekte edhe më ambicioze në të ardhmen. Si ithtar i përkrahjes së talenteve të reja, duhet të veçoj aktoren Kristiana Dodaj, një aktore e re por shumë intriguese me diskrecionin e saj artistik, por edhe aktorin Simon Shkreli (i lindur në Ulqin, i shkolluar në Prishtinë por që punon në Shkodër) që në këtë trupë teatrore simbolizon ngjizjen e natyrshme të frymës së aktrimit të shqiptarëve nga ish Jugosllavia me frymën e aktrimit të shqiptarëve nga Shqipëria.

Mënjanë detajeve teknike, e veçanta e një shfaqjeje gjithnjë fshihet në vorbullën e energjisë që një shfaqje përçon te publiku. “Danimarka, toka jonë” vjen herë e ftohtë, herë e ngrohtë, herë për të qeshur e herë për t’u ndjerë në siklet, një sinusoidë ndjesish që është në sinkron të plotë me kaosin emocional dhe mendor të shqiptarëve në këto tridhjetë vitet e fundit. Dhe ajo që del si një konkludim i heshtur në fund të shfaqjes është skepticizmi se kjo gjendje mund të ndryshojë në një të ardhme të afërt. Një e vërtetë tjetër e madhe e jona.

 

 



Ju sugjerojmë

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador
-U tha në Opinion

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

28 Maj, 2025 10:57 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin

28 Maj, 2025 10:37 pm
Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
Bota

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

28 Maj, 2025 9:32 pm
Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
Bota

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

28 Maj, 2025 9:25 pm
I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin
Aktualitet

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

28 Maj, 2025 9:14 pm
Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha
Politikë

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

28 Maj, 2025 9:00 pm
Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën
Sport

Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën

28 Maj, 2025 8:25 pm
Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë
Bota

Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

28 Maj, 2025 8:24 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët

28 Maj, 2025 7:45 pm
VIDEO/ Liderët botërorë si fëmijë, seriali u shpjegon gjeopolitikën të vegjëlve
Life Style

VIDEO/ Liderët botërorë si fëmijë, seriali u shpjegon gjeopolitikën të vegjëlve

28 Maj, 2025 7:38 pm
Para
Intervistë/ Kur e djathta ishte e drejtë dhe e majta e gabuar

Intervistë/ Kur e djathta ishte e drejtë dhe e majta e gabuar

Skandali/ Babai seks në sy të djalit të mitur, njerka: Ja si është e vërteta

I moshuari ngacmoi seksualisht gruan 20 vjet më të re, plas sherri me dy djem

iOS 10 shkakton probleme në iPhone dhe iPad

iOS 10 shkakton probleme në iPhone dhe iPad
















TE FUNDIT

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador
28 Maj, 2025

Nisur nga rasti i Dritan Gjikës, kryemafiozit shqiptar që u arrestua së fundmi, sonte në “Opinion” u diskutua pikërisht se si...

Lexo më shumë

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
28 Maj, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që përcakton organizimin, funksionimin dhe fushën e veprimit të shërbimit të policimit vullnetar në...

Lexo më shumë

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
28 Maj, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos e sulmojë Iranin, teksa...

Lexo më shumë

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
28 Maj, 2025

Joel Le Squarnec, 74 vjeç, një ish-mjek kirurg në Francë, pritet të përballet me një dënim prej 20 vitesh burg...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com