Partia Demokratike e Sali Berishës ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste.
Në vijim të atij që e quajnë aksion opozitar, opozita e ka njoftuar protestën më 5 shkurt, në orën 16:30, pak para nisjes së seancës plenare.
Ndërkohë, të shtunën do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Rithemelimit.
“Në orën 17.00 do të zhvillojmë mbledhjen e Këshillit Kombëtar lidhur me situatën politike në vend”, njofton grupin e tij, Flamur Noka.
Prej vitit të shkuar seancat plenare nuk janë zhvilluar nën normalitet, pasi deputetët e opozitës kanë shkaktuar kaos në Kuvend.
Ata kanë paralajmëruar se aksioni opozitar do të vijojë deri sa mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre, përfshirë komisionet hetimore.