Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të gjitha ose asgjë”/ Yjet sillen ‘ëmbël’ me shenjat këtë javë, Meri Shehu: Do të ndiejnë fllad dashurie

2024/09/23 at 6:30 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Të gjitha ose asgjë”/ Yjet sillen ‘ëmbël’ me shenjat këtë javë, Meri Shehu: Do të ndiejnë fllad dashurie

Java e fundit e shtatorit përmbyllet me ekuinoksin dhe duket se do të jetë e paqtë. Meri Shehu parashikon njëfarë ekuilibri në jetën e shenjave të zodiakut ku ndonëse mund ta kenë të vështirë në një aspekt, do të lehtësohen në një tjetër.


Sipas parashikimit të saj në “Rudina” në Tv Klan, do t’i kërkojmë “të gjitha ose asgjë” në dashuri, ndërsa do të gjejmë edhe forma të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.

Meri Shehu: Kjo është java e ekuinoksit dhe kemi barazimin e ditës dhe të natës, jemi futur në shenjën e Peshores dhe të gjithë kemi nevojë për ekulibër, barazi dhe për të qenë mirë me njëri-tjetrin. Komunikimi  do të mbizotërojë, futet Mërkuri në Peshore dhe Afërdita në Akrep. Komunikimi do të jetë i bukur, artistik, ëndërrimtar dhe bashkëpunues ndërsa pasioni shumë i madh, do të dashurojmë thellësisht, do i  kërkojmë të gjitha ose asgjë. Shenjat që do të ndikohen më shumë janë Bricjapi, Gaforrja, Peshorja dhe Dashi.

Dashi – 3 yje

Është momenti i tyre sepse dielli përballë shenjës kërkon barazi, ekuilibër, bashkëpunim, por do të merren shumë me ekonominë këtë javë dhe dora e tyre do të kapë diçka. Në çështjet e huave dhe lekëve që do të marrin nga të tjerët, do të jenë të favorizuar këtë javë ndaj do të kenë më të mirën. Po të jenë mirë në anën ekonomike dhe emocionale, do të arrijnë mirë.

Demi – 2 yje

Me diellin në Peshore bie energjia, rezistenca trupore, do të merren me punë, do të kërkojnë më shumë  ekuilibër e barazi në punë dhe mund mos të ndihen mirë. Do t’u duhet një punë që ka art, gjëra të  bukura, vetëm se do të kenë pak rënie rezistence. Afërdita përballë shenjës së tyre e çon stafetën te partneri dhe ata marrin më shumë vëmendje dhe nuk u bie fjala shumë.

Binjakët – 3 yje

Në dashuri do të shkëlqejnë dhe kjo do të jetë motoja e kësaj jave, dashuria, forca krijuese do të bjerë në sy, do të kenë talent, do të vishen bukur, do të shpalosin energjitë më të mira. Në punë do të dashurohen me dikë ose do të pasionohen me diçka më shumë, do të japin më shumë nga vetja ose do të duhet të përkushtohen dhe s’do të marrin shumë yje sepse do të mbeten më të veçuar meqenëse duan të bëjnë një punë shumë perfekte ose me shumë pasion. Do të kenë përmirësime edhe në anën shëndetësore.

Gaforrja – 4 yje

Kanë Marsin në shenjën e tyre dhe Afërdita në Binjak do të bëjë mrekullira në këto kohë në dashuri,  ekonomi, udhëtime, kontakte me jashtë dhe zbutet Marsi sepse vjen një performancë femërore, e ëmbël, një fllad erotik dhe nuk do të merren vetëm me luftë, por edhe me dashurinë njëkohësisht. Çështjet familjare mbeten kryesore për Gaforret dhe karriera sepse do të kërkojë ekulibër, të vënë balanca dhe do ta arrijnë.

Luani – 2 yje

Qetësinë, romantizmin e dashurinë do ta gjejnë në shtëpi ose pranë saj, ndaj sa të hapin derën do të  duan të ndiejnë një fllad ëmbëlsie, dashurie, do të duan bashkëjetesa, njerëz të afërt, dikë që t’u thotë një fjalë të mirë, të nisin gjëra që u japin më shumë gjëra anës emocionale. Do të bëjnë edhe lekë sa i përket anës ekonomike, do të blejnë një shtëpi, pronë ose do të ndiejnë tendencën e diçkaje që i bën të ndihen më ngrohtë. Vjeshta do të kërkojë që Luanët të ndihen me dikë të afërt.

Virgjëresha – 4 yje

Kanë 4 asa të mirë në dorë. Do të kenë plane, projekte, afrimitete, do të bien shumë në sy, do të marrin lajme të mira dhe do të ketë një mirëkuptim për to, ndërsa ana ekonomike fillon të shkëlqejë, të barazojnë humbjet që kanë pasur gjatë verës dhe dalin në një atmosferë më pozitive.

Peshorja – 5 yje

Ekuinoksi në shenjën e tyre dhe Mërkuri po ashtu i bën më aktivë, do të lëvizin, komunikojnë, dalin, do të kenë shumë takime, lajme e performanca. Afërdita në Akrep u jep një mbështetje ekonomike kështu  që do të marrin më të mirën e kësaj jave dhe është momenti i tyre për të shkëlqyer.

Akrepi – 4 yje

Afërdita në shenjën e tyre nënkupton që dashuritë, romancat, ana ekonomike, dashamirësia e të tjerëve do t’i bëjë të shpalosin një energji pozitive. Nga ana e rezistencës do të ndihen pak si të lodhur, por e rëndësishme është që këtë ta kthejnë në pushim, të rrinë me veten, të meditojnë dhe t’i përkushtohen artit, një force krijuese ose që ka të bëjë me rigjenerimin e energjive të tyre.

Shigjetari  – 1 yll

Kanë pasur çështje me punën, ekonominë, megjithëse janë sulur shumë aty dhe duan të fitojnë, por Afërdita në Akrep tregon që do të tundohen nga një marrëdhënie e fshehtë që mund të krijojë kompleksitetet në mendjen e tyre, pasiguri por do të tërhiqen për të krijuar një marrëdhënie ndoshta jo të deklaruar. Kujdes edhe me paratë e huatë se mund të kenë probleme.

Bricjapi – 2 yje

Janë një nga shenjat kardianale që diellin e kanë në kuadrat dhe nuk do ta gjejnë dot nivelimin aq shpejt ose të drejtën e tyre, ndaj do të mundohen pak më shumë për të arritur dhe zgjidhur disa probleme  familjare ose karriere. Çështjet familjare do të duhet t’i ekuilibrojnë mirë dhe të merren me anëtarët e saj. Afërdita në Akrep është një ndihmesë për ta dhe bashkëpunimet Bricjap-Akrep mund të jenë të mira.

Ujori – 3 yje

Do të merren shumë me familjen, shtëpinë dhe karrierën ashtu si edhe Luani, ndaj bashkëpunimet Luan-Ujor do të jenë të mira, por edhe çështjet që kanë të bëjnë me reklamimin, punën, ofertat, janë të aftë të manipulojnë dhe të gjejnë dashurinë e tyre në këtë periudhë me Afërditën në Akrep. Në këtë periudhë, Ujorët lidhen në mënyrë të pashmangshme dhe zakonisht nuk duan diçka kaq strikte, ndaj detyrimet, bashkëpunimet, ekonomitë që lindin në këtë periudhë, nuk do t’u ikin aq kollaj, duhet t’u përpiqen.

Peshqit – 4 yje

Shenja e ujit me Afërditën në Akrep, diellin në Peshore që do t’u japë një lajm të mirë që vjen nga pronat, trashëgimitë, ekulibrimi i borxheve, detyrimeve në të kaluarën, por do të kenë shumë takime të fshehta për çështje punësh. Afërdita në Akrep e Marsi në Gaforre është një simbol i mirë që ata të kenë një performancë pozitive./tvklan



Ju sugjerojmë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës
Aktualitet

Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës

21 Qershor, 2025 6:24 pm
Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet
Rajoni

Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet

21 Qershor, 2025 6:11 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Konflikt mes disa personave në një lokal në Pogradec, dy prej tyre dëmtohen me gotë

21 Qershor, 2025 5:46 pm
Para
Qëllohet me armë shqiptari në mes të Athinës, gjenden në vendngjarje 7 gëzhoja

Qëllohet me armë shqiptari në mes të Athinës, gjenden në vendngjarje 7 gëzhoja

Asambleja e PS/ Rama tregon kur do të rinisin takimet me emigrantët shqiptarë në diasporë

“Shteti Bektashi”, reagon Edi Rama: Ja libri që ju mëson më shumë për historinë dhe kulturën unike të ...

Gazment Bardhi në Mallakastër: Koha të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të vendit

Gazment Bardhi në Mallakastër: Koha të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të vendit
















TE FUNDIT

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
21 Qershor, 2025

Dita e katërt e rinumërimit të votave të Tiranës u mbyll me rivlerësimin e 436 qendrave të votimit dhe ndryshe...

Lexo më shumë

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
21 Qershor, 2025

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Preshevë, ku u prit nga...

Lexo më shumë

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
21 Qershor, 2025

E kthyer tashmë në traditë, mbahet në New York parada e shqiptarëve, një nga ngjarjet më kulmore në komunitetin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com