Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të fshihesh pas Sali Berishës…

2016/05/08 at 1:01 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Të fshihesh pas Sali Berishës…

Nga Artur Zheji


Që Sali Berisha është një politikan mbi të cilin është diskutuar rreptë jo pak herë, në jo pak momente kyce kur ka drejtuar Shqipërinë, kjo tashmë nuk është ndonjë gjë e re. Viti ’97 apo viti ’98 flasin vetë. Gërdeci dhe shpërthimi vrastar që mori jetë dhe na tronditi të gjithëve, në vitin 2008, Reforma Kushtetuese antidemokratike me patericën e PS-së Ramës,  në po atë vit, humbja e fillit qeverisës, kryesisht në mandatin e dytë 2009-2013, moskontrolli  i korrupsionit në qeverisjen e vet dhe të oligarkëve që e rrethonin, dhe që sot janë sërish buzë më buzë me qeveritaërët e sotëm, janë mëkate tashmë të listuara. Shto këtu ngjarjet e 21 janarit, që u menaxhuan me gjaknxehtësi dhe që praktikisht dolën jashtë kontrollit, me pasojat tragjike dhe të dhimbshme, të humbjes së  4 jetëve njerëzore. Ngjarje cila shënoi padyshim, tatëpjetën e besimit popullor ndaj tij.

Porse shumica e këtyre mossukseseve apo mëkateve janë vjetëruar në kohë tashmë. Fatmirësisht, piramidat financiare, revoltat dhe anti-revoltat e ‘97-’98-tës, duken ngjarje të një bote tjetër, të një kohe tjetër dhe të një Shqipërie tjetër. Berisha u ndëshkua asokohe, me braktisje, vetmi, izolim dhe votë kundra, për 8 vjet rresht. Madje askush nuk besonte në një rikthim të tijin të mundshëm në pushtet. Mirëpo forca e vullnetit të tij nga njera anë, përcarja e të Majtës nga ana tjetër, bën të mundur rikthimin e Bersishës,  në krye të pushtetit dhe të pothajse të të gjitha pushtetet që mund të zotërojë një njeri  i vetëm. Dhe qeverisi përgjithësisht kalueshëm katër vitet e para dhe bëri, ato mijëra km rrugë dhe infrastruktura rrugore të domosdoshme, me fanatizëm dhe determinizëm, në të tetë vitet e pushtetit të vet të gjatë.

Shqipëria u bë vend anëtare e Nato-s, kishte një Rrugë Kombëtare që lidhet me Kosovën e pamvarur, u liberalizuan vizat dhe për të parë në historinë e vendit, një President i Shteteve të Bashkuara, vizitoi Shqipërinë, duke e nxjerrë përfundimisht nga lista e zezë e vendeve të pasigurta.

Thënë të gjitha këto, kjo nuk e cliron figurën e tij nga hijet, njollat dhe dështimet. Në vitin 2013, shqiptarët dhanë një gjykim në favor të kundërshtarëve të tij. Ai u largua si Kryeministër dhe si kryetar partie.

Është aktiv dhe të nxin jetën në Kuvend. Është influent në disa institucione të rëndësishme shqiptare. Nga Shërbimet Informative, Gjykata dhe deri në Presidencë.

Është pra një kockë e fortë dhe e “hidhur”. Një opozitar i “pashpirt” dhe me “guxim patologjik”, që shpall dhe denoncon skandale. Duke përmendur emra personazhesh të rrezikshëm, duke krijuar jo pak siklete për qeverinë aktuale.

Nga denoncimet për krimin e organizuar, tek flirtet e segmenteve të caktuara me to, te trafiqet dhe deri te korrupsioni që është në rritje të dukshme dhe të pakontrollueshme, në politikën e koncesioneve dorëcpuara të qeverisë aktuale.

Atëhere?!

Cafrë po shohim në vend të vetëpastrimit apo tendencës për të bërë katharsis brenda vetes të pushtetit të ri?

Makineria e organizuar mirë mediatike dhe politike proqeveritare, e cila rreshton, perifrazon, stimulon, financon, egzalton dhe edhe krijon nga hici, të vërteta, shpifje, ekstrakte historike dhe biografike të Berishës, shpesh jashtë cdo konteksti, ka ndërmarrë një ofensivë të vërtetë 360 Gradë kundër tij.

Shtrohet një pyetje “naïve”:

Ky sulm i përgjithshëm kundër Berishës, cfarë është dhe cfarë fsheh në të Vërtetë?

Është një Dëshirë për të vendosur Drejtësi?

Me sa di unë dhe jo vetëm unë, Drejtësinë e vendosin akoma Gjykatat në Shqipëri!  Këto që janë dhe kështu si ato janë katandisur. Për këtë edhe Berisha është padyshim bashkëfajtor. Ndoshta reforma do ta përmirësojë këtë gjë. Të shohim!

Porse sulmi i përgjithshëm ndaj Berishës, është me regji  të fshehur por të kuptueshme politike. Këtë vetëm marrokët dhe qorrat e paguar që bërtasin në emër të moralit më shumë se kushdo tjetër, bëjnë sikur nuk e kuptojnë! Dhe kjo rregji politike, që ka bërë me vete dhe mjaft ish mbështetës të tij, ka  të paktën 3 qëllime kryesore:

E para, të Keqes që mundon këtë vend prej 25 vitesh, duhet ti vihet vetëm një emër dhe këtij emri duhet ti bashkangjitet vetëm një fytyrë! Një fytyrë qe vizatohet me art, si vrasëse, e sterrosur, e egër, e egzagjeruar!

Duhet pra një tabelë qitjeje, që opinioni publik shqiptar, ky farë opinioni që ne kemi, edhe për cdo psherëtimë të sotmes, të kthejnë vështrimin e të mallkojnë “bëmat” e djeshme të Sali Berishës!

Edhe kur sot qan fëmija, edhe kur sot vdesin pacientët spitaleve, edhe kur sot vidhet populli, edhe kur sot korruptohen tatimorët, edhe kur sot vdiset nga aksidentet, edhe kur sot mungon pjata e ngrohtë e supës me mish në mijëra tavolina të varfëra, e ka fajin që dje, para tre vitesh, Sali Berisha!

A është kjo një tallje e madhe me inteligjencën e këtij populli?! Pa hequr një gram nga mëkatet e djeshme, autentike apo të sajuara, të politikanit Berisha.

E dyta. “Regjia”,  mendon se duhet një Alibi. Duhet pra një shpegim, ose më saktë një justifikim, se pse shumë gjëra nuk shkojnë në drejtimin e duhur dhe në drejtimin e shumë pritur dhe të shumë dëshiruar, për shumëkënd, Sot?

Nuk ka rëndësi pra nëse mjaft gjëra kanë rrëshqitur nga duart Sot, nuk ka rëndësi nëse e besojmë ose jo, që mbrapshtitë që shohim lart e poshtë, janë të qëllimshme apo të paqëllimshme! Janë nga babëzia apo nga padija!

Por jo, duhet që në një mënyrë ose në një tjetër, të drogohemi me overdozën e fjalëve, se edhe sot po vjedhin biznesmenët  e Saliut. Se nuk po vidhet nga proqeveritarët kamaleonë, por po mbushen akoma gropat e Berishës!

E treta, është krijimi i Mitit, që pa u larguar nga skena politike Sali Berisha, ky vend nuk ka qetësi dhe paqe. Madje nuk mbin as lulja në pyll dhe as nuk këndon as zogu në pemë! A thua se nuk u ndërruan me qetësi dhe rregull pushtetet, në vitin 2013!

Ndërkohë që humbësit dolën qetësisht nga zyrat dhe fitimtarët hynë në zyrat e shtetit! Simbas Ligjit dhe Kushtetutës!

Ku dalim kështu?

Asgjëkundi ku ja vlen të jetohet mirë e me qetësi, mendoj!

Kjo më kujton demonizimin që regjimi i kaluar i Hoxhës, bënte për Ahmet Zogun! Bartësi i të gjitha të këqijave kombëtare, thirrej aso kohe ai! Vrasës, maskara, tradhëtar, hajdut, i përdalur!

Qëllimi?

Për të ngritur mitin e të Keqes dhe për të krijuar atmosferën surreale, se pas Errësirës vjen Drita!

Se mbas të Keqes vjen e Mira! Dhe për këtë të Mirë, mund të haje në emër të popullit, edhe një plumb ballit apo edhe një plumb mbas qafe!

Dhe ne, brezi ynë,  e pamë se cfarë e Mire erdhi më pas. Dhe vetëm e pëshpërisnim. Si shumë kush po e pëshpërit sot nga një frikë e ende e butë, por sidoqoftë e pranishme!

Por kjo është Paradhoma e një të Keqeje shumë më të madhe, se sa e “keqja reale e Berishës që ishte”, si një hipnozë mediatike për të mos parë të keqen e sotme, kudo ku ajo shfaqet.

Është instalimi i një Gënjeshtre të ekzagjeruar dhe të emfatizuar, për të fshehur bythën e zbuluar të jo pak turpeve dhe dështimeve!

Të Sotme!



Ju sugjerojmë

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë
Aktualitet

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë

14 Maj, 2025 12:15 pm
Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!
Aktualitet

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!

14 Maj, 2025 12:01 pm
Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim
Aktualitet

Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim

14 Maj, 2025 11:58 am
KZAZ 40 vijon me numërimin e votave preferenciale, ja trendi deri tani
Aktualitet

KZAZ 40 vijon me numërimin e votave preferenciale, ja trendi deri tani

14 Maj, 2025 11:52 am
Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari
Aktualitet

Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari

14 Maj, 2025 11:37 am
Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE
Aktualitet

Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE

14 Maj, 2025 11:33 am
Kreu i PD, Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!
Kryesore

Kreu i PD, Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!

14 Maj, 2025 11:31 am
Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…
Aktualitet

Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…

14 Maj, 2025 11:18 am
Macron i uron në shqip fitoren Ramës: Franca, krah Shqipërisë në rrugën drejt BE
Kryesore

Macron i uron në shqip fitoren Ramës: Franca, krah Shqipërisë në rrugën drejt BE

14 Maj, 2025 11:11 am
Presidenti i Emirateve të Bashkuara uron Ramën: Zgjerojmë bashkëpunimin mes kombeve
Aktualitet

Presidenti i Emirateve të Bashkuara uron Ramën: Zgjerojmë bashkëpunimin mes kombeve

14 Maj, 2025 11:04 am
Para
Batutat në Kuvend/ Balla-Berishës: Edhe ty të kam përdhunuar

Batutat në Kuvend/ Balla-Berishës: Edhe ty të kam përdhunuar

Rrëfehet mamaja e Ronaldos: Ja sekreti i madh që mban ylli i Realit

Rrëfehet mamaja e Ronaldos: Ja sekreti i madh që mban ylli i Realit

Tetë policë vriten në Egjipt gjatë një prite

Tetë policë vriten në Egjipt gjatë një prite

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe kryeministri shqiptar Edi Rama ju kanë drejtuar një ftesë të përbashkët lidereve nga...

Lexo më shumë

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Përmes...

Lexo më shumë

Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim

Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim
14 Maj, 2025

Policia e Shtetit ka zbuluar një call center në Tiranë ku kryhej mashtrim kompiuterik. Sipas policisë është vënë në pranga...

Lexo më shumë

KZAZ 40 vijon me numërimin e votave preferenciale, ja trendi deri tani

KZAZ 40 vijon me numërimin e votave preferenciale, ja trendi deri tani
14 Maj, 2025

Në KZAZ 40, pra në shkollën “Sami Frashëri”, po vijon ende numërimi i votave preferenciale. Gazetari Besar Bajraktari raporton se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com