Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të dyshuarit për vrasjen e Hekuran Billës, vetëm një hap larg lirisë

2021/09/23 at 1:13 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Hekuran Billës, Apeli lë në burg Adiola Lakrën

Viktor Marku, Sebastian Mali, të ndaluar si persona të dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit 2020 në Tiranë, janë vetëm një hap larg lirisë.


Sipas gazetares Klodiana Lala Prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes edhe për Adiola Lakrën.

“Viktor Marku dhe Sebastian Mali, dajë e nip dyshoheshin nga prokuroria dhe kanë qëndruar me muaj të tërë në paraburgim pasi dyshoheshin se kishin kryer vrasjen për motive gjakmarrje të Hekuran Billës.

Ky i fundit ishte dënuar nga autoritetet britanike për vrasjen e Prel Markut, vëllain e Viktor Markut pas një sherri për parkimet në Britaninë e Madhe. Ai kishte plagosur atje dhe disa persona të tjerë. Në 2007 Hekuran Billa ishte ndaluar në Danimarkë dhe më pas u ekstradua në drejtim të Britanisë së Madhe dhe prej andej në Shqipëri, por më pas u lirua me kusht nga Gjykata e Krujës.

Pak muaj pasi rifitoi lirinë ai u ekzekutua më 19 plumba në rrugën “Prokop Mima”, teksa po kthehej në banesën e tij dhe do të kishte një takim me Adiola Lakrën me të cilën kishte një marrëdhënie intime. Prokuroria ka kërkuar zyrtarisht pushimin e kësaj çështje penale dhe shuarjen e masës së sigurisë për dy personat e arrestuar dhe për Adiola Lakrën, çka do të thotë që vrasja e Hekuran Billës rrezikon të arkivohet dhe mbetet pa autorë. Fjalën e fundit pritet ta thotë gjykatësja paraprake, e cila do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë”, tha Lala në fjalën e saj.

Ndër të tjera bëhet me dije se disa pre zyrtaëve të policisë kanë kërkuar në TIMS emrin e Billës.

Po çfarë kanë dashur ata?

“Ka rezultuar nga hetimet e prokurorisë se 11 zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe SHISH kanë kërkuar në sistemin TIMS emrin e Hekuran Billës, duke vëzhguar të gjitha hyrjet dhe daljet e tij nga territori i Republikës së Shqipërisë, por të gjithë kanë deklaruar se nuk kanë qenë në shërbim kur është kërkuar për emrin e tij, të tjerë kanë thënë se nuk e kanë idenë se kush është Hekuran Billa dhe për cilat arsye është kërkuar nga adresa e tyre emri i tij dhe të tjerë që thonë se e kanë kërkuar emrin e tij për arsye pune. Ky është një skandal i madh se si 11 zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe SHISH kanë kërkuar emrin e një ish-të dënuari që u ekzekutua menjëherë pasi hyri në Shqipëri. Ai udhëtoi nga Belgjika në drejtim të Tiranës dhe më pas u ekzekutua me 11 plumba”, tha Lala.

Ajo shpjegoi më tej se Prokuroria e Tiranës ka kryer disa veprime të thelluara hetimore, ka pyetur disa nga shokët e viktimës të cilët kanë dhënë detaje në lidhje me jetën e tij dhe kanë shpjeguar lëvizjet e fundit.

“Është pyetur Ndrek Marku, vëllai i të arrestuarit Viktor Markut dhe Prel Markut të ekzekutuar nga Hekuran Billa, i cili ka deklaruar se vëllai i tij është vrarë nga Hekuran Billa, por se familja Billa nuk ka pasur asnjë kontakt për të kërkuar falje më pas me familjen e tij. Motra e Hekuran Billës deklaroi se Hekurani nuk i ka lejuar familjen që të kishin kontakte me familjen Marku, duke pretenduar se e kishte zgjidhur këtë çështje. Gjithashtu janë kryer kryer kërkime edhe jashtë vendit për Viktor Markun, i cili ka rezultuar se është dënuar në vitin 2013 nga autoritetet e huaja për vjedhje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe është dënuar, i skeduar nga autoritetet në Francë për vjedhje në 2015. Një detaj interesant është fakti se policia ka kërkuar arrestimin dhe të Petrit Aliajt alias Xhekson Pusi, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Billës, por sipas prokurorisë nuk ka rezultuar i lidhur me ngjarjen”, tha Lala.

Si arsyeton Prokuroria?
“Nga të gjitha të dhënat rezulton sipas prokurorisë se nuk ka pasur thirrje telefonike mes Markut, Lakrës dhe Billës ditët para dhe pas ngjarjes. Kamerat e sigurisë në zonën ku lëvizi Billa nuk japin rezultat dhe nuk identifikohen dot personat që kanë marrë pjesë në vrasjen e tij. Po kështu telefoni i Viktor Markut rezulton i loguar në Tarabosh të Shkodrës ditën e ngjarjes. Sebastian Mali ka deklaruar se ditën e ngjarjes është ndodhur pranë qendrës tregtare ku u ekzekutua Hekuran Billa, por sipas prokurorisë nuk ka pamje filmike për shkak të ndërtimeve që të japin të dhëna të mëtejshme.
Janë sekuestruar dy celularët e viktimës, por nuk është arritur të çkodohen. Por përmes të dhënave nga qelizat telefonike nuk ka të dhëna të mjaftueshme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Ndaj dhe prokuroria kërkon pushimin e çështjes penale dhe shuarjen e masave të sigurisë.
Lirimi i tyre mund të sjellë dhe të rilind konflikte mes këtyre familjeve”, raportoi Lala.

Etiketa: dyshimehekuran billalirivrasje


Ju sugjerojmë

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit
Bota

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit

1 Shtator, 2025 10:21 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë

1 Shtator, 2025 9:32 pm
Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar
Bota

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar

1 Shtator, 2025 8:28 pm
U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt
Kronikë

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt

1 Shtator, 2025 7:28 pm
Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e mbushur me armë dhe drogë
Bota

Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e mbushur me armë dhe drogë

1 Shtator, 2025 6:46 pm
Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime
Bota

Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime

1 Shtator, 2025 5:22 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

1 Shtator, 2025 4:50 pm
Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029
Kryesore

Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029

1 Shtator, 2025 3:26 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor

1 Shtator, 2025 3:16 pm
Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”
Kryesore

Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”

1 Shtator, 2025 3:05 pm
Para
Noka: Basha ilegjitim, Kuvendi i PD do të mblidhet kundër tij

Noka: Basha ilegjitim, Kuvendi i PD do të mblidhet kundër tij

Iu gjet pistoleta me fishekë në servis, shpallet në kërkim pronari

Iu gjet pistoleta me fishekë në servis, shpallet në kërkim pronari

Ministria e Brendshme e Kosovës ka lëshuar mbi 6.000 targa për tri ditë

Ministria e Brendshme e Kosovës ka lëshuar mbi 6.000 targa për tri ditë
















TE FUNDIT

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit
1 Shtator, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar...

Lexo më shumë

Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
1 Shtator, 2025

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë, pasi më 14 gusht dhunuan një turist austriak në  Durrës. “Në lidhje...

Lexo më shumë

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar
1 Shtator, 2025

Mediat ndërkombëtare raportojnë se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka lënë Phenianin për në Kinë, ku pritet...

Lexo më shumë

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt
1 Shtator, 2025

Është gjetur Marbella të Spanjës trupi i pajetë i 30-vjeçarit Miklovan Danaj, i cili u zhduk në muajin maj. Mediat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com