Kronikë

Iu gjet pistoleta me fishekë në servis, shpallet në kërkim pronari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:29 - 23/09/21 |
Opi Nion

Policia e Lezhës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Bëhet me dije nga njoftimi për mediat se mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë zbuluar se pronari i një servisi mbante armë zjarri pa leje.

Pas kontestimit të armës së zjarrit sëbashku me fishekë është bërë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, 31-vjeçarit me iniciale A. M., banues në Balldre.

Pronari i servisit akuzohet për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, ndërsa lidhur me këtë ngjarje është proceduar penalisht dhe punëtori i këtij servisi për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”./Opinion.al

Pas