Ditën e nesërme do të rikthehet ora dimërore, që do të thotë se akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa.
Pas mesnatës, në orën 03:00 të mëngjesit të 27 tetorit, akrepat do të zhvendosen 1 orë prapa, duke shënuar orën 02:00.
Kështu mbrëmjet do të vijnë më herët pasi do të errësohet më shpejt. Të gjitha pajisjet dixhitale përditësohen në mënyrë automatike, ndërsa manualisht duhet të ndryshojmë vetëm orët analoge.
Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para.
Në Europë ka pasur diskutime për aplikimin e vetëm një orë përgjatë gjithë vitit, por deri tani pa rezultat.