Kryeministri Edi Rama vijon të publikojë shifrat e qytetarëve që i janë përgjigjur nismës së mazhorancës për Këshillim Kombëtar.
Rama bën me dije se 64,037 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës online ndërsa 17,258 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.
Teksa i falenderon qytetarët Rama përsërit qëndrimin e tij të mëparshëm se është koha për të dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për Shqipërinë.
“1,295 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar – 64,037 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës https://keshillimikombetar.al dhe mbi 17,258 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar
Faleminderit të gjithëve me garancinë se opinioni i juaj do të dëgjohet me respekt
#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë.”, shkruan Rama./Opinion.al