Muhamed Salah është padyshim futbollisti më në formë i momentit dhe të gjithë sytë janë drejt tij. Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, ka zbuluar për mediat, se në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Maçester Sitit, i ka thënë lojtarëve që të stërviten lakuriq.
Padyshim që kërkesa ishte në formë shakaje dhe mesazhi i Klopit ishte i qartë. Askush nuk do t’i vinte re nëse ata do të ishin lakuriq, pasi të gjithë do të ishin të fokusuar të Salah.
“Është një grup shumë i mirë me Salah, të gjithë djemtë janë krenarë për sezonin që po kalon. Kur erdhëm në Mançester për ndeshjen e kthimit, u thashë djemve ‘Ejani djema, të dalim në stërvitje lakuriq pasi askush nuk do ta vë re – ata duan vetëm Momon. Tani do të shkojmë në Romë. Besoj se do të jetë e njëjta gjë, or nuk ka problem”, deklaroi Klop./PanoramaSport