Deputetja Rudina Hajdar ka folur në lidhje me situatën politikë në vend, si dhe komentoi vendimet e opozitës e cila ndodhet jashtë Kuvendit.
Gjatë një interviste televizive, Hajdari është shprehur se nuk e dogji mandatin e saj të deputetit, pasi i qëndron bindjes së saj se ka zgjedhur rrugën e duhur.
“Zgjodha rrugën e duhur, jo vetëm unë por i gjithë grupi parlamentar, për të thënë që është djep i demokracisë dhe përballë cdo lloj qeverie, i vetmi vend ku mund të përballemi është parlamenti , aty bëhen ligjet.” u shpreh Hajdari.
Deputetja Hajdari ka folur edhe për gabimet apo lapsuset e saja gjatë fjalimeve, duke thënë se të bësh gabime është njerëzore, dhe se kritikat e bëjnë atë më të fortë.
“Të bësh gabime është njerëzore nuk jam njeri perfekt, kam gabimet e mia, nuk është problem për shqiptarët. Impenjimi kryesor, të shpalos gjëra te reja e problematika që shqetësojnë shqiptarët sot. dhe të mos tërheqin vëmendjen. Nuk është e lehtë të bësh deklarata të tilla, por është e nevojshme duhet një njeri që të thotë atë c’ka po ndodh. Jam mësuar tashmë, kritikat më bëjnë më të fortë nuk më shqetësojnë, rrjetet sociale mundohem mos i ndjek shpesh është krijuar një rreth vicioz ndoshta edhe i koordinuar”, -u shpreh Hajdari./ Opinion.al E.Xh.