17 persona të arrestuar gjatë protestës së ditës së shtunë kanë dalë këtë dielë përpara gjykatës, e cila ka vendosur të lërë në qeli 3 prej tyre. Ndërkohë për 5 të tjerë është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa 9 persona kanë marr “detyrim paraqitje”.
Nga 9 personat e liruar, 3 ishin të mitur.
Numri i lartë i të shoqëruarve dhe të arrestuarve, ka bërë që të gjitha komisariatet e Tiranës të mos kenë vende të lira. Policia ka kryer shoqërime edhe gjatë protestës që u zhvillua të dielën./Opinion.al