Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të ardhurat mesatare do të bien me 19% për shkak të ndryshimit klimatik

2024/06/04 at 7:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Të ardhurat mesatare do të bien me 19% për shkak të ndryshimit klimatik

Të ardhurat mesatare në mbarë botën do të pakësohen me një të pestën deri në mesin e shekullit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, një raport i ri i Institutit të Potsdamit thotë se shkaktar për këtë rënie ekonomike do të jetë ndryshimi klimatik.

Në Filipine këtë javë u mbyllën shkollat. Nxënësit dhe mësuesit u urdhëruan të qëndrojnë në shtëpi ndërsa temperaturat ishin në rreth 40 gradë Celcius.

Ndërsa pjesë të mëdha të botës përjetojnë motin ekstrem, një studim i ri paralajmëron se pasojat globale të klimës që po ndryshon pritet të arrijnë deri në vitin 2050 një kosto prej 38 miliardë dollarësh në vit.

Kjo do të thotë se të ardhurat mesatare të botës do të bien me rreth 19%. Humbjet duket se do të jenë të vazhdueshme.

“Zbuluam se gjatë 25 deri në 30 vitet e ardhshme, ndikimi tek ekonomia do të jetë i vazhdueshëm në skenarë të ndryshëm të nivelit të ndotjes, pavarësisht nëse do të gjendemi në një botë me ndotje të lartë apo të ulët”, thotë Maximilian Kotz, nga Instituti i Potsdamit për Studimin e Ndikimit Klimatik.

Në veçanti në temperatura të larta, ndryshimi klimatik është provuar se ndikon tek rendimenti i punës, thotë zoti Kotz.

“Kjo do të manifestohet në vazhdim në industritë e ndryshme. Është megjithatë ndikim veçanërisht i fortë tek punëtorët në mjedise të jashtme, ose në kontekstin e sektorëve të prodhimit. Pastaj dimë se janë shumë të mëdha pasojat tek rendimenti në bujqësi për shkak të temperaturave veçanërisht të larta”, thotë zoti Kotz.

Studimi shqyrtoi të dhënat klimatike dhe ekonomike të 40 viteve të fundit nga mbi 1600 rajone të botës dhe i përdori këto të dhëna për të vlerësuar pasojat në të ardhmen. Rajonet më pak përgjegjëse për ndotjen globale janë ato që pritet të vuajnë pasojat më të mëdha.

“Rajonet në pjesën jugore të globit janë më të rrezikuarat dhe do të ndikohen më shumë nga ndryshimi klimatik. Arsyeja e thjeshtë është sepse këto rajone janë që tani më të nxehta”, thotë zoti Kotz.

Studimi thotë se marrja e masave ndaj ndryshimit klimatik do të kushtonte shumë më pak se përballja me dëmin e ardhshëm ekonomik. Studimi thotë se kostoja e pakësimit të gazit ndotës do të ishte vetëm sa një e gjashta e kostos prej 38 miliardë dollarësh që do të shkaktojë ndryshimi klimatik deri në vitin 2050./VOA

Ju sugjerojmë

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Para
“Me punë mund të jemi surpriza e Euro 2024”, Sylvinho për UEFA-n: Shqiptarët ndajnë bukën me ty…

"Me punë mund të jemi surpriza e Euro 2024", Sylvinho për UEFA-n: Shqiptarët ndajnë bukën me ty...

Sindikatat e fermerëve protestojnë kundër politikave të BE-së në Bruksel

Sindikatat e fermerëve protestojnë kundër politikave të BE-së në Bruksel

Ishte në ndjekje të një personi, polici qëllohet me dy plumba në Tiranë

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet një nga persona më të kërkuar në Shqipëri

TE FUNDIT

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
8 Qershor, 2025

Autoritetet amerikane të imigracionit kanë konfirmuar arrestimin për disa orë të influencuesit të famshëm italo-senegalez dhe TikToker-it Khaby Lame. "Ai...

Lexo më shumë

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
8 Qershor, 2025

Kreu i Partisë  Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, e cila sipas kryedemokratit lidhet me...

Lexo më shumë

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
8 Qershor, 2025

Ministri i Inteligjencës së Iranit ka deklaruar se së shpejti do të bëhet publike një sasi e madhe dokumentesh sekrete...

Lexo më shumë

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
8 Qershor, 2025

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot gjallëri, fshati piktoresk Godolesh, i vendosur mes kodrave të gjelbra të Elbasanit, hapi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com