Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të akuzuar për vrasjen e kushëririt të tyre, babë e bir mohojnë krimin: Ndodheshim rastësisht në fshat

2018/09/09 at 4:29 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Të akuzuar për vrasjen e kushëririt të tyre, babë e bir mohojnë krimin: Ndodheshim rastësisht në fshat

 “Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen”. Ka qenë kjo deklarata e babë e bir, Hetem e Dino Muho, përkatësisht 59 dhe 20 vjeç të arrestuar për vrasjen e 43- vjeçarit nga fshati Rabije, Alket Muho.


Ashtu siç deklaroi dy ditë më parë edhe vjehrri i viktimës, Riza Ardita, prova më e fortë që Policia kishte për të arrestuar babë e bir ishte prezenca e tyre në fshatin Rabije, ndonëse banonin në Çukë të Sarandës.

Por ata kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me ngjarjen, ndërsa prania e tyre në fshatin Rabije ka qenë e rastësishme, pasi aty kanë vendlindjen si dhe nënën e gjyshen e familjes.

“Ndodheshim rastësisht në fshatin Rabije, ishim për vizitë në vendlindje. Erdhëm për të parë nënën time”, mësohet të ketë deklaruar në Polici 59- vjeçari Hetem Muho.

NGJARJA

Policia e Gjirokastrës po punon për mbledhjen e provave në terren për të depozituar më pas dosjen në Prokurori. Uniformat blu po kërkojnë armët e krimit, njëra prej të cilave dyshohet të jetë një çifte. Kjo e vështirëson edhe më tej situatën e dy të akuzuarve pasi 59- vjeçari ka pasur një çifte me leje, për të cilën ka deklaruar në Polici vetëm një ditë më parë se i ka humbur.

Fshehja e këtij fakti ka shtuar dyshimet e Policisë për implikimin e tij në vrasje, ndërsa në vendngjarje është gjetur vetëm një gëzhojë arme automatike e kalibrit 7.62 mm nga 20 plumba me të cilat është qëlluar viktima. Gjithsesi, do të jenë rezultatet balistike të mëvonshme të cilat do të saktësojnë nëse çiftja e përdorur në krim është e njëjtë me atë të regjistruar në emrin e 59-vjeçarit Muho.

Prova e vetme e Policisë deri tani janë prezenca e babë e bir në fshatin ku ndodhi vrasja, por edhe deklarimet kontradiktore të autorëve të dyshuar në lidhje me vendndodhjen e tyre si dhe ato gjatë përgjimeve ambientale.

ARRESTIMI

Policia ndërhyri dhe arrestoi babë e bir, vetëm një ditë pas krimit të rëndë të ndodhur në fshatin e largët të Memaliajt. Dy të arrestuarit ishin të dyshuar jo vetëm për faktin se u gjendën në zonën afër fshatit, por edhe se ata kishin pasur konflikt të vazhdueshëm me viktimën për një çështje prone. Madje, siç mësohet, dy vite më parë, i dyshuari Muho e kishte hedhur në gjyq çështjen me kushëririn e tij të largët Alket Muho. Por për arsye ende të paqarta, vetë paditësi ishte tërhequr nga kjo çështje, e cila më pas ashtu siç e ka edhe procedura gjyqësore, është pushuar. Sipas Policisë, nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët (kushërinj të largët me viktimën) e kanë vrarë shtetasin Alket Muho për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjinës së autorëve.

Policia ka rënë në gjurmët e të dyshuarve që në momentet e para pas krimit. Kjo pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se dy familjet ishin në konflikt me njëra-tjetrën prej 5 vitesh dhe madje kohët e fundit kishte pasur disa herë përleshje mes autorëve të dyshuar dhe viktimës. Ndaj të arrestuarve rëndojnë veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./Panorama

 

Etiketa: konfliktmemaliajpronesivrasje


Ju sugjerojmë

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

27 Qershor, 2026 8:18 am
Temperatura mbi 40 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të hënë
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat rriten deri në 38 gradë celsius

27 Qershor, 2026 8:14 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 Qershor, 2026 8:13 am
“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
Aktualitet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

26 Qershor, 2026 1:01 pm
Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
Kryesore

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë

26 Qershor, 2026 11:54 am
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn
Kronikë

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

26 Qershor, 2026 10:54 am
Para
E tepron i dashuri i Dua Lipës, publikon të pasmet në Instagram

E tepron i dashuri i Dua Lipës, publikon të pasmet në Instagram

Pas daljes nga burgu aktori që luajti Sarpin, mbetet pa punë. Zgjedh një profesion tjetër

Pas daljes nga burgu aktori që luajti Sarpin, mbetet pa punë. Zgjedh një profesion tjetër

Largoni toksinat dhe humbni në peshë duke konsumuar këtë pije para gjumit

Largoni toksinat dhe humbni në peshë duke konsumuar këtë pije para gjumit
















TE FUNDIT

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
27 Qershor, 2026

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, temperaturat rriten deri në 38 gradë celsius

Temperatura mbi 40 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të hënë
27 Qershor, 2026

Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
27 Qershor, 2026

Dashi Në dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me...

Lexo më shumë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}