Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është paraqitur pranë Prokurorisë së Posaçme këtë të mërkurë.
Mësohet se Balla mbërriti në dyert e SPAK rreth orës 10:00.
Sipas raportimeve, Balla është thirrur në Prokurorinë e Posaçme si një person që ka dijeni për privatizimin e klubit Partizani.
Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleks pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Në padi, Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.