Aktivitetet private ne bregdet pritet te jete objektivi kryesor i kontrolleve tatimore gjate muajit gusht. Por nje interviste per ABC News, nendrejtori i Pergjithshem i Tatimeve, thote se grupet e Task Forces do te jene ne disa qytete.
Objekt i tatimoreve do te jete kuponi tatimor ndersa ne perballje me biznesin inspektoret premtohet se do te kene tone me te buta krahasuar me aksionin e nje viti me pare.
Kjo nuk perjashton mundesine e marrjes se gjobes, nese sipermarrjet e vogla apo te mesme gjenden me shkelje.
Lufta ndaj informalitetit ka nje vit qe eshte shpalluar nga qeveria. Ajo filloi me kontrolle e gjoba ne bizneset e vogla, ndersa ne nentor pati nje terheqje nga ana e saj duke hequr taksen e biznesit te vogel.