Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Tarifa 2 mijë Euro” Infermieri premton licencë, merr paratë dhe ia mbath në Gjermani

2023/09/27 at 9:33 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Tarifa 2 mijë Euro” Infermieri premton licencë, merr paratë dhe ia mbath në Gjermani

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan është drejtuar një qytetar, i cili thotë se Igli Peti, kryeinfermier tek reparti ORL Spitali i traumës i ka premtuar ta pajisë me kartonin e licencës së infermierit, madje pa u futur fare në provim. Për këtë, denoncuesi i ka dhënë 2 mijë Euro, por nuk mori as licensën e as nuk mundet ta kontaktojë më Iglin, pasi i i ka bërë bllok.


Denoncuesi: Unë emigrova jashtë shtetit për arsye ekonomike dhe pas disa kohësh, atje m’u ofrua një vend pune si infermier në pozicionin që unë kisha mbaruar shkollën, por problemi ishte se unë nuk kisha licencën për arsye të miat personale. U vura në kontakt me Igli Petin, kryeinfermier në repartin e Orologjisë në Spitalin Ushtarak nëpërmjet një personi tjetër dhe ai më ofroi ndihmë sepse kishte një të njohur tek QSHA-ja, tek zyra ku përpunoheshin licencat dhe më tha që do “të të ndihmoj kundrejt një shume 2 mijë Euro”. Pasi më tha që “do të të ndihmoj”, i dhashë paratë dhe më tha që “në një kohë shumë të shkurtër do të pajisesh me licencë”. Në fillim më tha që “do e marrësh në një kohë shumë të shkurtër pa pasur nevojë farë që të hysh në provim”. Pastaj vazhdoi me justifikimet që “do të regjistrohesh, por nuk do të hysh fare”. Pastaj më tha që do të regjistrohesh, do të hysh sepse janë procedurat e atilla. Që nga Marsi 2022-shit e deri më sot, as nuk më kanë dhënë licencën dhe as nuk i kthyer lekët mbrapsht dhe ka humbur çdo kontakti me mua, ndaj dhe vendosa ta bëj publik.

Bashkëpunëtori i “Stop” u takua me Igli Petin, i cili pranoi, se ka marrë paratë, por premton, se do ta mbarojë shërbimin që ka marrë përsipër, pasi njeh një person në Qendrën e Shërbimeve Arsimore. Igli tha, se gjithçka do të përfundonte në Gusht.

Qytetari: Si kalove?

Igli Peti: Hajde!

Qytetari: Unë jam kunati i x!

Igli Peti: Po! Hajde! Për të liçensës?

Qytetari: Po!

Igli Peti: Po!

Qytetari: Ti e di, që i është prish shumë punë atij.

Igli Peti: Tashi, ai nuk është futur.

Qytetari: Po si do futet? Ku do futet?

Igli Peti: Është në Gjermani?

Qytetari: Po! Në qoftë se bën, të paktën t’i kthesh lekët, o burrë!

Igli Peti: Lekët ia kthej unë, po ajo me mendimin, se ai nuk është futur njëherë dhe ajo do t’ia bënte. E kupton, tashi?

Qytetari: Po i the për Mars.

Igli Peti: Dakord pra!

Qytetari: Kaloi për Qershor.

Igli Peti: E di, ajo tashi është në listën e Gushtit do flas dhe në qoftë se ashtu, do vish të ashtu..!

Qytetari: Po si do ia bëjmë pra?

Igli Peti: Do flas me x!

Qytetari: Ma sqaro, ça do bëhet? Si do…?

Igli Peti: Unë do flas me x.

Qytetari: Po!

Igli Peti: Ti do i japësh X numrin tim!

Qytetari: Po!

Igli Peti: Në Gusht tashi do t’i them unë asaj, se ajo ka pas nja 2-3 liçensa për të bërë. Tashi do t’i themi X, nëse do të jetë prezent. Po në të kundërt, do t’i kthejmë lekët. Nëse do futet vetë, se ai kur e bëri herën e parë, nuk u fut. Më kupton, në sistem.

Qytetari: Po s’u fut pra. As vërtetimin s’e morët, as…

Igli Peti: Po pra, po ky më tha mua, që ta bënte, po të mos ishe prezent te se është bërë me… duhet t’u fuste në provim! Më kupton? Si do veprojmë? Në të kundërt, unë do i flas asaj, që t’i marr ato. (Lekët)

Qytetari: Ti e ke akoma kontaktin atje?

Igli Peti: E kam kontaktin po, se merrem me këto. Ajo bëhet tashi. Ajo do flasë me atë, sepse ka pas fizioterapi, ka pas mjekësi, stomatologji. Tashi do flas me atë dhe do të them unë ty, do të kthej përgjigje. Këtë javë. Më kupton?

Qytetari: Të njejtën tarifë ka akoma? Nuk ndryshon tarifa?

Igli Peti: E njëjta tarifë, nuk ka fare…

Qytetari: 2000 euroshi jemi akoma?

Igli Peti: Aq janë tarifat, po unë do flas me x, ia shpjegoj x, si është muhabeti dhe do të them unë ty. Mirë?

Por as në Gusht, Igli nuk e kreu detyrimin dhe ndërpreu komunikimin.

Qytetari: Si je? Igli s’është?

Doktoresha: Kush?

Qytetari: Igli!

Doktoresha: Jo, Igli është me turne tani, nuk është.

Qytetari:  Kur vjen?

Doktoresha: Nuk e di kur e ka, është me leje, apo jo. S’e di, se unë jam doktoreshë, prandaj.

Gazetarja e emisionit “Stop” provon të kontaktojë me të përmes telefonit, por pa rezultat.

Sekretaria telefonike: Numri, që ju kërkoni është i paarritshëm për momentin. Ju lutem provojeni më vonë!

Në Shtator, “Stop” shkon sërish në Spitalin e Traumës, por mëson se Igli ka bërë dorëzimet dhe ka shkuar në Gjermani.

Qytetari: S’ka njeri këtu tek Kryeinfermieri? Doja Iglin!

Infermierja: Ah, Iglin e kanë heq. E ka dorëzu. Është kjo.

Qytetari: Po ku ka vajt Igli?

Infermierja: Igli? Në Gjermani!

Qytetari: Ka ik në Gjermani, hë?

Infermierja: Po!/ Tv Klan



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
​Kurti mbledh ambasadorët e akredituar në Kosovë: Dënoni veprimet destabilizuese të Serbisë

​Kurti mbledh ambasadorët e akredituar në Kosovë: Dënoni veprimet destabilizuese të Serbisë

Ishte në ndjekje të një personi, polici qëllohet me dy plumba në Tiranë

Operacion në disa qytete të vendit, zbardhen 6 vrasje

Policia në aksion/ Arrestohen prokurorë, biznesmenë dhe ish-drejtues të Policisë

Operacioni në disa qytete/ Zbardhen 6 vrasje, kush është personi që bashkëpunoi me drejtësinë
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}