Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tani në Opinion/ Basha përgjigjet për qeverinë teknike dhe marrëveshjen me Metën

2017/02/20 at 10:31 PM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Tani në Opinion/ Basha përgjigjet për qeverinë teknike dhe marrëveshjen me Metën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në një lidhje live nga “Çadra e Lirisë” për emisionin Opinion, ka bërë më dije se Partia Demokratike nuk po bën negociata me kreun e LSI-së Ilir Meta.


Basha tha se PD nuk ka një plan B, plani është për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas tij, qeveria Rama ka pas këto tre vite e gjysmë shansin për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai deklaroi se Rama ka humbur çdo shans, duke filluar me Korçën, dy muaj pasi erdhi në pushtet, duke vazhduar me zgjedhjet lokale të vitit 2015, duke kulmuar me Dibrën, kjo është vetëm një simptomë e problemit të thellë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Kreu i opozitës tha se kjo qeveri është e lidhur kokë e këmbë me krimin dhe bandat.

“Rama humbi shansin e parë, sepse tre herë që i është dhënë mundësia i ka dhunuar standardet e zgjedhjeve. Problemi i dytë dhe më i madhi faktikisht është lidhja kokë e këmbë e kësaj qeverie me krimin. Kaluam ligjin për dekriminalizimin, bëmë një qendresë të jashtëzakonshme, listuam shqiptarët dhe ndërkombëtarët dhe përhkrahjen e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, kaluam ligjin për dekriminalizimin. Edi Rama nuk e zbatoi. Dhe në rastin kur u detyrua të nënshkruante largimin e Elvis Rroshit, ai vazhdon të jetë kryetar i Bashkisë së Kavajës. Së treti zvarriti deri në asgjesim reformën zgjedhore, një vit përpara i kërkuam reformën zgjedhore, pamë mungesën e vullnetit prandaj ishim ne që i propozuam platformën, përfshirë votimin elektronik, e zvarriti për të asgjesuar reformën zgjedhore. Në këto kushte vendi po hyn në një cikël të dytë të prodhimit të drogës, i cili prodhon qindra miliona euro në duar të krimit të organizuar. Në kushtet e moszbatimit të ligjit të dekriminalizimit dhe kriminelëve në parlament dhe kryetar bashkisë dhe institucioneve të tjera. Kushtet e kapjes së Edi Ramës në flagrancë nga mediat nga qytetarët dhe nga ndërkombëtarët. Ky dhunues dhe shkatërrues i proceseve zgjedhore, e vetmja mundësi e artikuluar tashmë, jo vetëm nga PD-ja dhe jo vetëm nga opozita, por edhe nga gjithë qytetarët është një qeveri që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme është një qeveri teknike. Ky është një vendim i marrë në sheshin e popullit dhe jo në zyrat e partive është një vendim që nuk ka klimë që në Shqipëri tani e tutje do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme. Partia Demokratike është e vendosur ta luftojë këtë betejë deri në fund. Jo për veten tonë, jo për PD-në, por kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është një kauzë që bashkon çdo shqiptar të djathtë dhe të majtë”.

Blendi Fevziu: Nëse Rama nuk e pranon z.Basha, si do jetë fundi juaj?

Lulzim Basha:  Le të shohim nga historia e këtij vendi dhe nga historia e popujve të civilizuar se çfarë ndodh me ata që nuk pranojnë të zbatojnë të drejtën themelore të qytetarëve, të drejtën e votës së lirë. Kush do të tërhiqet populli apo qytetarët apo ai që merr përsipër këtë barrë.

Më tej, kreu i demokratëve është shprehur se Partia Demokratike nuk po realizon negociata me kreun e LSI-së Ilir Meta në lidhje me qeverinë teknike.

Basha theksoi se PD nuk kërkon shpëtim tek askush tjetër, veçse tek qytetarët. Sipas tij, qytetarët janë të bashkuar sepse shpëtimi është zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Blendi Fevziu: Keni negociata aktuale me Metën, a jeni duke negociuar me Metën?

Lulzim Basha: Nuk kemi negociata. Por, pa dyshim, çdo faktor politik shqiptar që ndjen përgjegjësi dhe nuk është i zhytur në bunkerin e drogës, në bunkerin e krimit, sot duhet të marr përgjegjësi, nëse është për zgjedhje të lira dhe të ndershme apo është me krimin dhe me drogën.

Blendi Fevziu: Si do ja arrini këtë, duke e ditur se BE, sot, Kocijancic nuk njeh asnjë formë tjetër të bashkëpunimit dhe bashkëbisedimit në parlament dhe ju nuk jeni në Parlament?

Lulzim Basha: Nuk ka mbaruar, këta qytetarë kanë vendosur të mos pranojnë më demokraci fasad dhe zgjedhje me krimin.

BE ka folur me rezoluta, ku zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të pa negociueshme. Janë një kusht i bundestagut Gjerman për të përparuar Shqipëria drejtë BE-së. Po ashtu, PE, ka deklaruar se zgjedhjet janë test për Shqipërinë. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme Shqipëria nuk do të bëjë përpara për integrimin e saj.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se Edi Rama na ka përjashtuar duke shkelur premtimin e tij para SHBA-ve dhe BE-së për shtatë ligjet që do të bëheshin me konsensus me opozitën.

“Nuk jemi vetëpërjashtuar, na kanë përjashtuar. Na kanë përjashtuar me ndërgjegje, na kanë përjashtuar për të dështuar reformën në drejtësi. Sepse nuk duan reformë në drejtësi që ndëshkon krimin dhe korrupsionin pasi është ky që liron bandat, që liron Lul Berishën, që liroi Hakmarrjen për Drejtësi, që bën pretim se do lirojë Aldo Baren. A ka shqiptarë që beson sot se një kryeministër i zhytur deri në grykë për korrupsion, drogë dhe krim. Ai kërkon gjyqtarë që mund t’i shantazhojë që mund t’i urdhërojë në telefon siç tha vetë ministri i tij i Drejtësisë. Zgjedhjet janë të qarta fake neës i ka shpërndarë Edi Rama”.

 

 

 



Ju sugjerojmë

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

26 Tetor, 2025 3:32 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet: Të shohim se çfarë do të bëjnë…

26 Tetor, 2025 3:12 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët

26 Tetor, 2025 2:42 pm
Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri
Sport

Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri

26 Tetor, 2025 2:19 pm
“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë
Aktualitet

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë

26 Tetor, 2025 1:13 pm
Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

26 Tetor, 2025 12:41 pm
Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO
Sport

Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO

26 Tetor, 2025 12:34 pm
Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës
Aktualitet

Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës

26 Tetor, 2025 12:23 pm
Nuk ka “Kurti 3”/ Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë
Kryesore

Nuk ka “Kurti 3”/ Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë

26 Tetor, 2025 12:19 pm
Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
Kryesore

Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar

26 Tetor, 2025 12:12 pm
Para
Opinion/ Shkullaku: PD nuk duhet të hyjë në zgjedhje me kryeministër Edi Ramën

Opinion/ Shkullaku: PD nuk duhet të hyjë në zgjedhje me kryeministër Edi Ramën

Opinion/ Ngjela: Zgjedhje të lira pa gjykatë të pavarur nuk mund të ketë në asnjë vend të botës

Opinion/ Ngjela: Zgjedhje të lira pa gjykatë të pavarur nuk mund të ketë në asnjë vend të botës

“Arben Ndoka rrahu sot ish-deputetin e PS-së në Lezhë”

“Arben Ndoka rrahu sot ish-deputetin e PS-së në Lezhë”
















TE FUNDIT

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
26 Tetor, 2025

Qarku i Kukësit prej mëngjesit është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe mjegull të dendur...

Lexo më shumë

Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet: Të shohim se çfarë do të bëjnë…

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
26 Tetor, 2025

Forcat izraelite kryen një sulm preciz ndaj një individi në Gazën qendrore i cili po planifikonte të sulmonte trupat izraelite....

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët

Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
26 Tetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listën zyrtare të kandidatëve në zgjedhjet e 5 bashkive më 9 nëntor. Kështu në Vlorë...

Lexo më shumë

Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri

Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri
26 Tetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të Klubit të Futbollit “Besa” të Kavajës. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com