Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Grida Duma deklaron në emisionin “Opinion” se reklama e qeverisë shqiptare në prestigjozen “The Economist” është përpjekje për të fshehur realitetin e krimit dhe drogës.
“Paguan 360 milionë lekë për një artikull fiktiv. ‘The Ecomis’t tha se nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për tekstin. Është reklamë pra. Duam të fshehim imazhin real të Shqipërisë? A kemi krim që duam ta fshehim?Jemi në kushtet e një imazhi real apo fiktiv?”, tha Duma.