Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Tani je në duart e mia”, si e rrëmbyen adoleshenten dhe e abuzuan

2023/10/31 at 10:11 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Tani je në duart e mia”, si e rrëmbyen adoleshenten dhe e abuzuan

Një histori rrëmbimi dhe abuzimi ndaj një vajze të mitur është denoncuar nga emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus.

Historia rrëfehet nga vetë vajza e mitur dhe nëna e saj në studion e Uniko, duke respektuar privatësinë e tyre (fytyra e mbuluar, zëri i ndryshuar dhe censurim i vendeve).

Kjo histori abuzimi është duke u hetuar aktualisht edhe nga organet ligjzbatuese.

E mitura ka treguar se si nisi historia, kur një djalë që ajo e njihte abuzoi me të nën kërcënimin e armës.

E mitura: Kisha një shoqe që lidhet me një nga autorët, kryesorin, dhe ai më tha 2 ditë më përpara që ne do takohemi edhe do flasim në lidhje me shoqen tënde. Ok pranova. Tha do takohemi 10 minuta në shëtitore dhe do flasim vetëm në lidhje me atë, dua të di ku jeton ajo. Pranova se nuk m’u duk diçka e madhe shumë. Kur shkova aty tha hip në makinë se do shkojmë do bisedojmë në një lokal, ndoshta do vijë edhe shoqja jote. Edhe meqë tha do vijë edhe shoqja ime, m’u duk diçka e sigurt. Do ishim 2 goca, s’do ishte problem. Edhe gjatë rrugës tha që planet kanë ndryshuar, ne do shkojmë tjetërkund. Edhe atëherë fillova të alarmohesha duke i thënë ku do shkojmë, çfarë do bëjmë. As në telefon nuk kisha karikim, ishte fikur telefoni. Tha ‘tani je në duart e mia dhe e di unë se ku të çoj dhe çfarë bëj’. Më çoi te një shtëpi te lagjia e spitalit, është pallati i dytë më duket në kat të tretë, dallon jashtë ka ca pllaka, domethënë dallon nga të tjerat. Ishte një shtëpi me orendi të vjetra, dukej si e braktisur. Aty më futi brenda me zor, domethënë nuk doja që të hyja brenda se përderisa më çoi te shtëpia mendova që diçka e keqe po më afrohej. Isha duke qëndruar indiferente gjatë gjithë kohës. Mendova të dilja në ballkon, ndoshta të thërrisja dikë, por nuk më lejoi. Ishte një komodinë me sirtarë. I hapi ato dhe aty kishte armë. Unë s’kisha parë ndonjëherë armë. Ngaqë ato ishin si të ndryshkura, i thashë që këto nuk punojnë. Po më kërcënon me diçka që nuk funksionon. Edhe tha nëse ke dëshirë mund ta provojmë. I thashë normal që nuk dua. Atëherë më tregoi që kishte fishekë, i mbushi dhe i bëri gati e ma drejtoi. Edhe tha që nëse ti nuk bën atë që them unë, atëherë do ketë pasoja si për ty dhe për familjarët e tu. Domethënë se kushërinjtë e mi ai i kishte shokë. Kishin shoqëri bashkë edhe tha do filloj nga ata. Aty kisha shumë frikë edhe bëra atë që ai deshi. U nënshtrova përderisa kisha frikën e kushërinjve, e dija që ata kanë lidhje të ngushta, ishin rritur bashkë. Tha që nuk do të të lejoj të shkosh as në shkollë. Nëse do të pres flokët edhe nuk del fare. Ishte vetëm. Pastaj pasi abuzoi me mua, më la të shkoja në shtëpi edhe tha që nuk ke për të treguar asnjë gjë. Kjo ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë. Më mori edhe varësen që kisha, një varëse ari në qafë me një engjëll të personalizuar për mua, ma mori edhe tha që kjo do jetë një diçka që do ta marr peng, do ta mbaj unë që ndoshta për të më nënshtruar mua që të shkoj herët e tjera ngaqë e dinte që ajo varëse ishte shumë e vlefshme për mua edhe më tha që do shkosh në shtëpi dhe nuk ke për të treguar se çfarë ndodhi, as familjes tënde, as shoqeve të tua.

Dy ditë pas këtij episodi, në pasdite e mitura nuk u kthye më në shtëpi pasi u rrëmbye dhe u mbajt me forcë për 4 ditë nga autori dhe shokët e tij, të cilët abuzuan me të.

Ndiqni më poshtë emisionin e plotë. /tvklan.al

Ju sugjerojmë

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro
Bota

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

10 Korrik, 2025 4:17 pm
Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash
Aktualitet

Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash

10 Korrik, 2025 4:13 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Sherr mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal, arrestohen dy persona…

10 Korrik, 2025 3:53 pm
Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!
Aktualitet

Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!

10 Korrik, 2025 3:38 pm
U mbyt pasi shpëtoi 2 turistë/Qeveria shpall kapitenin Anamali “Dëshmor të Atdheut”
Aktualitet

U mbyt pasi shpëtoi 2 turistë/Qeveria shpall kapitenin Anamali “Dëshmor të Atdheut”

10 Korrik, 2025 3:08 pm
Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit
Aktualitet

Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit

10 Korrik, 2025 2:51 pm
Nancy VanHorn takim me kreun e SPAK, vlerëson luftën kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Nancy VanHorn takim me kreun e SPAK, vlerëson luftën kundër krimit të organizuar

10 Korrik, 2025 2:40 pm
Aplikonte për kredi me karta false, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Aplikonte për kredi me karta false, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

10 Korrik, 2025 2:28 pm
Rama në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës: Putin s’është paqedashës, nuk duhet…
Aktualitet

Rama në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës: Putin s’është paqedashës, nuk duhet…

10 Korrik, 2025 2:19 pm
Autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” ende në kërkim, dyshohet se është parë në Gjirokastër
Aktualitet

Vrau efektivin e policisë,prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën

10 Korrik, 2025 2:01 pm
Para
Arrestohen në Rinas 2 kinezë, tentuan të dalin nga Shqipëria me pasaporta false

Arrestohen në Rinas 2 kinezë, tentuan të dalin nga Shqipëria me pasaporta false

Talk ARTivism, një mundësi më shumë për të rinjtë e margjinalizuar

Talk ARTivism, një mundësi më shumë për të rinjtë e margjinalizuar

I dorëzon medalje, Rama batuta me kampionin e karatesë: Je ëndrra e çdo vjehrre, por gocën e kemi të zënë

I dorëzon medalje, Rama batuta me kampionin e karatesë: Je ëndrra e çdo vjehrre, por gocën e kemi të zënë

TE FUNDIT

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro
10 Korrik, 2025

Komisioni Evropian njoftoi arritjen e një marrëveshje prej 2.3 miliardë euro në mbështetje të Ukrainës për ta ndihmuar atë të...

Lexo më shumë

Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash

Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash
10 Korrik, 2025

Shqipëria aspiron të futet në BE brenda pak vitesh, por hapësirat publike të kryeqytetit, që përfaqëson imazhin e vendit, nuk...

Lexo më shumë

Sherr mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal, arrestohen dy persona…

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
10 Korrik, 2025

Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes 4 vëllezërve dhe 5 shtetasve të tjerë. Uniformat...

Lexo më shumë

Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!

Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!
10 Korrik, 2025

Qeveria shqiptare ka mirëpritur miratimin nga Parlamenti Evropian të raportit për progresin e Shqipërisë gjatë viteve 2023-2024. Përmes një reagimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com