Të enjten e javës së kaluar transmetuam denoncimin e një qytetari nga Tirana, i cili ishte në proces gjyqësor për një çështje pronësie.
Pasi i mori me rradhë shkallët e gjyqsorit, në fund e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Për ndjekjen ligjore, i dha prokurë avokatit, Fatmir Gjika.
Qytetari tregon, se kur u takua me avokatin, ky i fundit i kërkoi 500 mijë lekë për kërkesë padinë, e më pas edhe 1500 euro si ryshfet për gjyqtarët e Kushtetueses, në mënyrë, që të fitonte gjyqin. Pasi mbaroi seanca avokati i kërkoi edhe 500 mijë lekë, që gjyqtarët, pasi morën vendimin në favor, të hanin edhe një drekë.
Të nesërmen e këtij transmetimi, të premten e 8 Dhejtorit, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë këtë pretendim të avokatit Fatmir Gjika, duke u shprehur se po bën kallëzim penal ndaj tij në organet kompetente. Po kështu Gjykata Kushtetuese i kërkon Dhomës Kombtare të Avokatisë fillimin e procedimit disiplinor ndaj Gjikës.