Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në rrjete sociale Igli Hasani shkruan se është besimplotë që Xhaferi do përmbushë angazhimet qeveritare.
“Suksese kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut! Besimplotë se Kryeministri Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e programit qeveritar, që nga organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e demokratike, vijimi i punës për realizimin e proceseve që dalin nga negociatat për anëtarësim me BE-në dhe përshpejtimi i integrimit evropian, rritja dhe zhvillimi i ekonomisë dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit”, shkruhet në postimin e ministrisë.