Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taksën e Rrugës së Kombit e paguajmë dy herë, por s’kemi gjykatë për të bërë drejtësi

2018/03/27 at 12:12 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Rruga e Kombit me pagesë, 33% më shumë se çmimi i sugjeruar nga ekspertët

Tarifat e larta që kanë nisur të testohen në Rrugën e Kombit 5 euro për veturat dhe 22.5 euro për kamionët mund të ankimohen në gjykatë, për shkak se cenohet parimi kushtetues se nuk mund të paguhen më shumë se dy lloje taksash për të njëjtin funksion.


Aktualisht qytetarët shqiptarë paguajnë rreth 120 milionë euro taksa nga qarkullimi (507 milionë litra naftë konsum vjetor me 2016 x 32 lekë taksë qarkullimi + TVSH). Ndërkohë fondet që akordoi buxheti i shtetit për mirëmbajtjen e rrugëve në vend vitin e kaluar, duke përfshirë edhe Rrugën e Kombit ishin rreth 3 miliardë lekë ose 22 milionë euro. Kjo shumë është sa 18 për qind e taksës që u vol me 2016 nga qarkullimi dhe që ka destinacion mirëmbajtjen.

Juristi Ylli Manjani pohon se qytetarët ose shoqatat e konsumatorëve, parimisht mund të ngrenë padi në lidhje me taksimin e shumëfishtë. Mirëpo sipas tij, kjo padi nuk mund të shqyrtohet, pasi vendi aktualisht është pa Gjykatë Kushtetuese.

“Siç e dini, përfundimi i mandatit të 4 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese e ka lënë këtë gjykatë pa shumicë për të funksionuar. Ndaj pa zgjidhur këtë çështje nuk ka as gjykime. Por kjo nuk do të thotë që padia të mos ngrihet. Ajo mund të depozitohet dhe të presë plotësimin e vendeve në gjykatë për t’u shqyrtuar”, sqaroi zoti Manjani.

Zoti Manjani thotë se kjo çështje meriton një analizë dhe vlerësim të plotë nga pikëpamja e përputhshmërisë me Kushtetutën.

Sipas tij, dhënia e rrugëve kombëtare në administrim privat është praktikë e njohur në botë. Por shteti e lejon këtë lloj administrimi, vetëm në kushtet kur rruga që i jepet privatit për ta ndërtuar ose për ta administruar është rrugë alternative e rrugës publike.

Pra parimi është që shteti ka detyrë të sigurojë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në rrugë publike. Për këtë qëllim, njerëzit paguajnë taksa, shprehet më tej juristi i njohur.

Ai tha se, për aksesin në rrugë publike shteti nuk mund të kërkojë para apo tarifa shtesë, sepse është paguar nëpërmjet taksës. Ndërsa privati është gjithnjë shërbim alternativ. Natyrisht më i mirë, më i shpejtë dhe më i sigurt. Mbi këtë shërbim përdoruesi paguan çmimin ose përdor rrugën publike. Ky është shtrati parimor i ndërtimit dhe administrimit të rrugëve në çdo shtet, pavarësisht formës apo regjimit politik që e drejton, shtoi ai.

“Tani nëse e marrim dhe analizojmë ligjshmërinë apo kushtetutshmërinë e koncesionit të Rrugës së Kombit, krahasuar me këtë set parimesh që sapo përmenda, do shohim se ka çështje që meritojnë sqarim”, analizoi më tej eksperti, duke shtruar disa pyetje .

-Së pari, duhet të dimë sa para nga taksimi i përgjithshëm i kalojnë kësaj rruge dhe në ç’formë?

-Së dyti, mbi sa para nga të ardhurat e mbledhura nga taksa e naftës i kalojnë rrugës?

-Së treti si janë flukset e qarkullimit, dhe cilat janë pritshmëritë tani që aplikohet taksa?

-Së katërti, a ka dhe a funksionon rruga publike? Dmth rruga e Kombit quhet alternative apo rrugë e zakonshme?

-Së pesti, si ndikon qarkullimi në këtë rrugë në treguesit ekonomikë të vendit?

Informacionet që dalin nga përgjigjja e këtyre pyetjeve do na japin një panoramë më të qartë mbi ligjshmërinë e kontratës. Këto fakte do të kërkonte edhe gjykimi kushtetues, shtoi ai

Por në fund të fundit, konsumatori ka gjithnjë të drejtë të mbrohet. “Objekti i gjykimit në thelb është pak delikat, por i drejtë. Saktësisht ndërtimi i një padie të tillë, kërkon doemos informacionet që vijnë nga përgjigjja e pyetjeve të mësipërme. Sidoqoftë insistoj që diskutimi themelor mbetet tek e drejta e aksesit publik në rrugët publike të cilat i paguan publiku nëpërmjet taksave. Rrugët alternative mund të jenë dhe private. Rreth kësaj teme do të duhet të ndërtohej një padi”../Monitor

Etiketa: rruga e kombittaksa


Ju sugjerojmë

21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën
Aktualitet

21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën

18 Dhjetor, 2025 2:21 pm
Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi
Kryesore

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi

18 Dhjetor, 2025 1:21 pm
Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave
Kryesore

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave

18 Dhjetor, 2025 12:00 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetët e PD mblidhen në seli

18 Dhjetor, 2025 11:30 am
Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës
Kryesore

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës

18 Dhjetor, 2025 11:01 am
Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
Kryesore

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

18 Dhjetor, 2025 10:09 am
Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
Kryesore

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

18 Dhjetor, 2025 9:56 am
Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
Kryesore

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

18 Dhjetor, 2025 8:43 am
Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Aktualitet

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

18 Dhjetor, 2025 8:41 am
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
Kronikë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

18 Dhjetor, 2025 8:35 am
Para
Moderatorja e njohur bën gjestin e bukur për vajzën me sindromën Down

Moderatorja e njohur bën gjestin e bukur për vajzën me sindromën Down

Basha ia merr dorën videove live, lë kryesinë në korridor për një takim me studentët

Basha ia merr dorën videove live, lë kryesinë në korridor për një takim me studentët

Femrat shqiptare zënë vendin e parë në Europë për studimin e shkencave

Femrat shqiptare zënë vendin e parë në Europë për studimin e shkencave
















TE FUNDIT

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet
18 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka sfiduar Shtetet e Bashkuara lidhur me tregtimin e naftës venezueliane, duke e cilësuar “të...

Lexo më shumë

Drogë në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
18 Dhjetor, 2025

Dy të rinj, 20 dhe 21-vjeç janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi në makinën që po lëviznin blutë gjetën...

Lexo më shumë

21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën

21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën
18 Dhjetor, 2025

Ish-presidenti Ilir Meta është marrë në pyetje nga SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit. Kreu i Partisë së Lirisë është shoqëruar nga forcat e Policisë...

Lexo më shumë

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi
18 Dhjetor, 2025

Sot kryeministri Edi Rama vizitoi në Hagë Hashim Thaçin. Pas takimit kreu i qeverisë ka bërë një tjetër reagim për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com