Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Taksë e sheshtë 10%”, Berisha u premton bizneseve: Do të shënojmë kthesë rrënjësore në ekonomi

2025/03/27 at 12:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Taksë e sheshtë 10%”, Berisha u premton bizneseve: Do të shënojmë kthesë rrënjësore në ekonomi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka premtuar biznesve se nëse PD do të vijë në pushtet, do të shënohet një kthesë rrënjësore në ekonomi.


Teksa zhvilloi një takim me Dhomën e Tregtisë e Industrisë dhe Shoqatat e Biznesit këtë të enjte, Berisha tha se do vendoset taksa e sheshtë 10 përqind.

Ai deklaroi se energjia elektrike do jetë më e lira në Europë dhe çmimi i karburanteve në pikat e shitjes me pakicë do jetë 10 përqind me çmimin në Kosovë dhe Maqedoni.

“Nuk do shkojnë më njerëzit me mbushë serbatorët në zonat kufitare. Ata e shesin më lirë se taksa në një litër naftë është 1.1 euro këtu, nuk ekziston në asnjë vend tjetër. Tjerët e shesin 1.1 euro në pompa, ne i vendosim taksë 1.1 euro. Merr fund kjo”, u shpreh kryedemokrati.

”Ne e konsiderojmë jetike një ndërhyrje emergjente, një revolucion të vërtetë në ekonomi me të cilin ne besojmë se do shënojmë një kthesë rrënjësore.

Së pari, ne jemi dhe mbetemi të zotuar para biznesit për një revolucion të ri të vërtetë fiskal.

Ne besojmë se paratë në kontot e tyre janë më të vlefshme për shoqërinë dhe qytetarët se sa në kontot e qeverisë, sepse kjo u jep mundësi të mëdha punësimi dhe zgjerimi të aktivitetit.

Ndaj dhe ne do kalojmë në një sistem fiskal në të cilin së pari do ketë stabilitet të atij sistemi.

Kodi nuk do mund të ndryshohet siç është ndyshuar gjatë këtyre viteve me ndikime nga më absurdet, por kodi do miratohet në fillim të 4-vjeçarit, dhe ai kod do merret apriori e drejtë e dhënë për biznesmenin dhe nuk mund të ndryshojë në disfavor të tij.

Do vendoset taksa e sheshtë 10 përqind. Ne jemi për taksën 10 përqind, taksa e shekujve dhe mijëvjeçarëve e njerëzimit. Është faktuar si taksa më e drejtë, është faktuar si taksa që i jep frymëmarrje ekonomisë.

E kemi eksperimentuar ne në vitin 2005 dhe jo vetëm që nuk patëm ulje të të ardhurave, por patëm dyfishim. Por, taksa 10 përqind do mbetet ndjellëse për të gjitha taksat e tjera. Ne do ulim progresivisht detyrimin e sigurimeve shoqërore.

Ne po shkonim drejt saj dhe absolutisht ai ishte një veprim shumë i drejtë. Nuk mund të them se kjo do bëhet në 100 ditët e para, por kjo do bëhet në mënyrë të padiskutueshme. TVSH-ja nuk ka më tabu. Do zbritet në 15 përqind me qëllim për të zbritur edhe më poshtë.

Nuk mund të besoj unë se ai 20-përqindëshi është një nivel i shenjtë dhe nuk do preket. Do preket, do e ulim në 15 përqind. E kemi pasur dikur 12.5 përqind. Tani do zbresim tek 15-a për të parë se ku mund të zbresim përsëri.

Energjia elektrike do jetë më e lira në Europë. 6 lekë për kilovat orë. Shqipëria ka çdo potencial për të furnizuar biznesin me 6 lekë kilovat orë. Kaskada e Drinit e bën të mundur për çdo sipërmarrje energjetike. I fryjnë ata kostot duke punësuar një armatë militantësh dhe kostot i paguajnë qytetarët dhe biznesi. Pra, nga 18-24 lekë që është tani, do zbresë në 6 jetë dhe do jetë ndër vendimet e para të 100-ditëshit. Taksa e shitjes së pronës do ulet në 2 përqind nga 15 përqind që është.

Çmimi i karburanteve në pikat e shitjes me pakicë do jetë plus/minus 10 përqind me çmimin në Kosovë dhe Maqedoni. Nuk do shkojnë më njerëzit me mbushë serbatorët në zonat kufitare. Ata e shesin më lirë se taksa në një litër naftë është 1.1 euro këtu, nuk ekziston në asnjë vend tjetër. Tjerët e shesin 1.1 euro në pompa, ne i vendosim taksë 1.1 euro. Merr fund kjo.

Do reduktohet me 4 herë numri i inspektimeve. Inspektorët janë jo vetëm grabitës të mëdhenj të kohës së bizneseve. Ngulen aty dhe po t’u përllogaritësh ditët që humbet biznesi me inspektorët, mund të shkojnë në 50 ditë. Ne do instalojmë sistemin dixhital të inspektimeve. Kontrollet do bëhen mbi bazën e analizës së riskut.

Ne kemi objektiv të arrijmë në 30 përqind të PBB-së të ardhurat buxhetore, por ne jemi të bindur se kjo ulje jo që nuk do pakësojë, por do rrisë të ardhurat buxhetore.

Do ketë përjashtim nga taksat për 5 vite për të gjithë ata shqiptarë që kthehen dhe investojnë në vendin e tyre.

Sikundër taksa lokale nuk do jetë kurrë më shumë se 1 përqind e xhiros vjetore. Se ky ç’ka bërë? E ka bërë taksën zero për bizneset e vogla dhe janë dhjetëfishuar taksat lokale gjer në taksa antikushtetuese. Bashkia thotë vendos taksë për arsimin po ku e gjen ti të drejtën të vendosësh një taksë për arsimin kur arsimi është një sistem i qendërzuar? Dhe tani nuk dihet ku ka shkuar taksa.

Do bëjmë gjithçka për punësimin e të rinjve. Do marrim përsipër për çdo të ri të punësuar një vit sigurimet shoqërore.

Çdo i ri që investon gjer në moshën 25 vjeç, pa taksa. Po kështu edhe gratë kryefamiljare”, tha Berisha.



Ju sugjerojmë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Para
Marta Kos: Shqipëria mbyll negociatat me BE në vitin 2027

Marta Kos: Shqipëria mbyll negociatat me BE në vitin 2027

Rama investitorëve të huaj: Është koha për të blerë qoftë edhe një gur, Shqipëria ka nisur të lulëzojë!

Rama investitorëve të huaj: Është koha për të blerë qoftë edhe një gur, Shqipëria ka nisur të lulëzojë!

MPJD: Serbia nuk ka interes që të normalizojë raportet me Kosovën

MPJD: Serbia nuk ka interes që të normalizojë raportet me Kosovën
















TE FUNDIT

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}