Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 Taksa të dyfishuara për pronat në Tiranë për vitin 2018, bashkia rrit buxhetin me xhepat e qytetarëve  

2017/12/17 at 11:53 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Tirana me shtëpitë më të shtrenjta në rajon, deri në 3 mijë euro/metër katror

Bashkia e Tiranës ka hartuar projekbuxhetin për kryeqytetin për vitin e ardhshëm, i cili do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të datës 21 dhjetor.

Në total, Bashkia planifikon që të ardhurat nga taksat e tarifat të arrijnë në 13 miliardë lekë, apo rreth 96 milionë euro,  më një rritje prej 9.4% me bazë vjetore.

Duke përfshirë dhe transfertat e pakushtëzuara nga buxheti qendror dhe fondet e mbartuara, buxheti i Tiranës në total parashikohet të arrijë në një nivel rekord prej 16.3 miliardë lekë (120 milionë euro), me një rritje prej gati 11% me bazë vjetore.

 

Rekord nga taksa e ndërtimeve

Peshën kryesore në të ardhurat e veta të Bashkisë Tiranë në 2018-n parashikohet ta ketë taksa e ndikimit në infrastrukturë, nga e cila pritet të mblidhen 3.2 miliardë lekë (24 milionë euro), me rritje prej 18.5% me bazë vjetore. Taksa që bizneset paguajnë kur marrin leje ndërtimi, e cila prej vitit të kaluar u rrit në 8% të vlerës së shitjes, pritet të sjellë 25% të të ardhurave të veta të Bashkisë. 2018-a është viti kur pritet të kulmojnë ndërtimet në kryeqytet, ndërsa në 2019 dhe 2020 pritet që të ardhurat nga infrastruktura të ulen përkatësisht në 2.7 dhe 2.5 miliardë lekë.

 

Dyfishohen e më pas katërfishohen taksat që familjarët do paguajnë për pronën

Zëri i dytë që sjell më shumë të ardhura është taksa mbi pasurinë e paluajtshme, të ardhurat nga e cila pritet të shënojnë një rritje të ndjeshme me 37%, për të arritur në 2.5 miliardë lekë. Familjet do të paguajnë 510 milionë lekë, dyfish në krahasim me një vit më parë, si rrjedhojë e rishikimit të formulës së taksës së pronës, mbi bazën e vlerës. “Me ndryshimet e fundit ligjore, të cilat marrin efekte nga data 1 Prill e vitit 2018, taksa e ndërtesës do të marrë një tjetër vlerësim, duke u mbështetur tek vlera e banesave dhe % e caktuar për masën e taksës si për banesat dhe objektet e biznesit. Për këtë qëllim, në bashkepunim me institucionet qendrore por jo vetëm, ka filluar ngritja e bazës së të dhënave për krijimin e kadastrës fiskale si informacion vendimtar për përllogaritjen dhe mbledhjen e të ardhurave”, thuhet në relacionin e Bashkisë. Në 2019-n, pagesa e familjarëve për taksën e pronës pritet të rritet edhe më tej, duke arritur në 850 milionë lekë (6.2 milionë euro), ose gati 4 herë më shumë se shuma që pritet të paguhet në vitin 2017.

Edhe bizneset do të paguajnë 2 miliardë lekë si taksa prone, me një rritje prej 25% në krahasim me vitin e kaluar. Fatura do rëndohet sërish në 2019 dhe 2020, përkatësisht në 2.2 dhe 2.3 miliardë lekë.

 

Parkimi , 3.3 milionë euro

A e dini se për të parkuar në Tiranë qytetarët shpenzojnë rreth 3 milionë euro në vit. Sipas buxhetit të Bashkisë, shuma e pritshme për t’u arkëtuar në 2017-n është gati 300 milionë lekë, që është më e lartë sesa ajo që do paguajë familjarët për pronën po përgjatë këtij viti. Parashikimi për vitin 2018 është që të ardhurat nga tarifa e parkimit të arrijnë në 450 milionë lekë (3.3 milionë euro). Në vitin 2015, të ardhurat nga parkimi ishin vetëm 71 milionë lekë. “Arkëtimi i tarifës së parkimit ka një rritje të dukshme, si rrjedhojë e riorganizimit të strukturave, mënyrës së arkëtimit dhe evidentimit në kohë të përdoruesve të parkimit në rrugët me pagesë por dhe në sheshet e miratuara për parkim”, thuhet në relacionin e Bashkisë.

 

Taksa e arsimit

Nga taksa e përkohëshme per infrastrukturen Arsimore pritet të arkëtohen 892 milionë lekë, me një rritje të lehtë prej 1.2% me bazë vjetore. Gati 40% e kësaj shume do të paguhet nga familjarët dhe pjesa tjetër nga bizneset. Të ardhurat nga kjo taksë e përkohshme do të përdoren për projekrin e ri të ndërtimit të 19 shkollave të reja, thotë Bashkia në relacion.

 

Më pak nga tarifa për zënien e hapësirës

Të ardhurat nga tarifa për zënien e hapësirës pritet të vijnë në ulje, pas rritjes së ndjeshme që pësuan dy vitet e mëparshme. Ky zë pritet të jetë 490 milionë lekë, me një ulje prej gati 20%. Me rënie prej 10.5% janë dhe të ardhurat që pritet të mblidhen nga tarifa e pastrimit, që parashikohen në 2.1 miliardë lekë.

 

SI DO SHPENZOHEN PARATE

Rritja e të ardhurave i mundëson Bashkisë që të shpenzojë më shumë për investime për kryeqytetin. Për vitin 2018 fondi total për shpenzime kapitale është 6.9 miliardë lekë ose 43% ndaj totalit të shpenzimeve, me një rritje prej 12% me bazë vjetore. Për vitet 2019 dhe 2020, buxheti i investimeve parashikohet në ulje, përkatësisht në 5.9 dhe 5.8 miliardë lekë.

Sipas relacionit të Bashkisë në vitin 2018 do të vazhdojë puna për ndërtimin e shkollave të reja dhe rehabilitimin e atyre ekzistuese, pyllin orbital, rrjetin minimal të biçikletave, rehabilitimin e lumit të Lanës, ndërhyrjet në infrastrukturën e qytetit dhe rehabilitimin e hapësirave publike, zgjerimin e bulevardit.

Lidhur me Bulevardin e ri, Bashkia thotë në relacion se momentalisht ka përfunduar ndërtimi i Parkimi Nëntokësor si dhe ndërtimi i segmentit të parë nga km 0+000 deri në km 0+400, të cilat janë duke u shfrytëzuar nga qytetarët e Tiranës. Ndërtimi i Parkimit Nëntokësor i ka shtuar qytetit të Tiranës rreth 305 vendparkime të reja, të cilat po menaxhohen nga Bashkia Tiranë. Gjithashtu është punuar në segmentin e dytë nga km 0+400 deri km 0+800 ku me përfundimin e shtresave asfaltike do të bëhet dhe hapja së shpejti e këtij segmenti për qytetarët e Tiranës. Po vazhdojnë punimet në segmentin e tretë nga km 0+800 deri në km 1+250 ku ka përfunduar rreth 80% e punimeve të ndërtimit. Projekti i “Ndërtimit të Bulevardit Verior të Tiranës” parashikohet të përfundojë brenda vitit 2018. Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Fondin e Abu Dhabit, ka rishikuar projektin e Bulevardit, duke prezantuar dhe projektin e ri për Parkun Qendror të Tiranës, i cili nuk ishte i parashikuar në projektin e vjetër.

Ndër të tjera, Plani i ri i Pergjithshem Vendor i Tiranës parasheh një qytet me 5 qendra të reja urbane në Kombinat, Kinostudio, Laprakë, tek Bulevardi i ri si dhe në Shkozë, thuhet në relacion.

Janë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme për të filluar punën në vitin 2018 për ndërtimin e dy termialeve të rinj të transportit, Terminali Jug-Lindor i Tiranës, cili parashikohet të përballojë fluksin e autobusëve dhe furgonëve që hyjnë në Tiranë nga rr. e Elbasanit, përkatësisht autobusët që vijnë nga Korça, Pogradeci, Librazhdi, Përrenjasi dhe Elbasani si edhe autobusët që vijnë nga Maqedonia dhe Terminali tjetër, i cili parashikohet të përballojë fluksin e autobusëve dhe furgonëve që hyjnë në Tiranë nga qytetet jugore, veriore dhe veri-lindore.

Bashkia ka projekte edhe për rehabilitimin e Kopshtit Zoologjik, Piramidës, nxitjen e punësimit, fuqizimin e grave, ndihmës sociale, nxitjen e të rinjve drejt profesionit etj.

Një tjetër projekt është “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, me një fond prej 35 milionë lekësh, që parashikon pilotimin e ushqimit në shkolla të fillojë me shërbimin katering në 4 shkolla “Ardian Klosi” (ushqimi të financohet 100% nga Bashkia e Tiranës dhe të ofrohet shërbimi pas shkolle për të gjithë fëmijët);  në shkollën e re 9- vjecare “Betim Muca”, (ushqimi të merret me vete nga fëmijët dhe të ofrohet shërbimi pas shkolle për të gjithë fëmijët); Në shkollën 9- vjecare “Hasan Tahsim” (ushqimi të financohet pjesërisht nga prindi në masën 50 % dhe 50% nga Bashkia Tiranë si dhe të ofrohet shërbimi pas shkolle për të gjithë fëmijët); Në shkollën 9- vjecare “Shkolla e Kuqe”, (ushqimi të financohet nga prindi në masën 100 % si dhe të ofrohet shërbimi pas shkolle për të gjithë fëmijët). Gjatë zbatimit të këtij projekti pilot do të financohet nga Bashkia Tiranë ushqimi katering për të gjithë nxënësit që vijnë nga familje të cilat përfitojnë ndihmë ekonomike në të 3 shkollat ku do ofrohet ushimi me katering. / Monitor


Etiketa: bashkiabuxhetitaksattirane


Ju sugjerojmë

“Rilindja Urbane 2.0”, Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve
Kryesore

“Rilindja Urbane 2.0”, Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve

10 Korrik, 2026 12:22 pm
“Zjarrvënia është krim”, Lamallari-qytetarëve: Dënohet deri në 15 vite burg
Aktualitet

“Zjarrvënia është krim”, Lamallari-qytetarëve: Dënohet deri në 15 vite burg

10 Korrik, 2026 12:18 pm
Gjermani, ashpërsohen rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së aksidenteve
Bota

Gjermani, ashpërsohen rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së aksidenteve

10 Korrik, 2026 11:24 am
Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë
Kronikë

Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë

10 Korrik, 2026 11:14 am
Qëlloi për vdekje 40-vjeçarin, publikohet fotoja e autorit të krimit në Laç
Kronikë

Qëlloi për vdekje 40-vjeçarin, publikohet fotoja e autorit të krimit në Laç

10 Korrik, 2026 10:54 am
Vrasja në Laç/ Shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë
Kronikë

Vrasja në Laç/ Shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë

10 Korrik, 2026 10:14 am
Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin
Bota

Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin

10 Korrik, 2026 10:07 am
Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?
Bota

Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?

10 Korrik, 2026 9:27 am
Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete
Kronikë

Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete

10 Korrik, 2026 9:12 am
Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit është si heqja e kancerit nga trupi

10 Korrik, 2026 8:18 am
Para
Vritet 12–vjeçarja për shkak të “nderit”

Lajm i fundit/ Vrasje me armë zjarri në Shkodër 

16-vjeçari shqiptar përcillet në banesën e fundit pas luftës me kancerin, fjalët  prekëse të nënës 

16-vjeçari shqiptar përcillet në banesën e fundit pas luftës me kancerin, fjalët  prekëse të nënës 

Në Britani mund të fitoni 30 paund në orë nëse keni një mjekër

Në Britani mund të fitoni 30 paund në orë nëse keni një mjekër
















TE FUNDIT

“Rilindja Urbane 2.0”, Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve

“Rilindja Urbane 2.0”, Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili parashikon një fond prej 1.5 miliardë eurosh për transformimin...

Lexo më shumë

“Zjarrvënia është krim”, Lamallari-qytetarëve: Dënohet deri në 15 vite burg

“Zjarrvënia është krim”, Lamallari-qytetarëve: Dënohet deri në 15 vite burg
10 Korrik, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi për parandalimin e...

Lexo më shumë

Gjermani, ashpërsohen rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së aksidenteve

Gjermani, ashpërsohen rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së aksidenteve
10 Korrik, 2026

Parlamenti gjerman (Bundestagu) ka miratuar një ligj të ri që forcon përgjegjësinë ligjore të kompanive që japin me qira skuterë...

Lexo më shumë

Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë

Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë
10 Korrik, 2026

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar rreth 53 mijë metra katrorë tokë në lidhje me operacionin e një dite më parë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}