Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli e ka cilësuar të shkëlqyer takimin me kryeministrin Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shpreh mbështetjen që Shqipëria të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare.
Po ashtu, Sassoli thekson mbështetjen e BE ndaj venditn tonë për luftën kundër COVID-19.
“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Shqipëria po bën reformat kryesore në rrugën e pranimit në BE. Shpreha mbështetjen për fillimin në kohë të konferencës së parë ndërqeveritare. BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër COVID-19” tha David Sassoli.