Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi i Ohrit, Escobar:Nuk jemi të fokusuar në nënshkrim, por po fokusohemi në finalizim

2023/03/18 at 12:26 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
Kurti takim me Escobar:Largimi i barrikadave në veri të Kosovës duhet të ndodhë menjëherë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.


Në cilësinë e vëzhguesit, Escobar merr pjesë në një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.

Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se fokusi në këtë takim është te finalizimi i aneksit për zbatimin e Marrëveshjes, e jo te nënshkrimi.

“Jemi duke funksionuar nën hijen e një prej rreziqeve më të mëdha për sigurinë e kontinentit evropian që prej Luftës së Dytë Botërore”, tha Escobar duke iu referuar pushtimit rus të Ukrainës.

Në këtë aspekt, tha ai, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i rëndësishëm.

Në rast se palët nuk pajtohen, ato, fillimisht, “nuk ecin përpara në integrimin e tyre euro-atlantik”, tha Escobar.

Ai shtoi se “të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën dhe të kenë marrëdhënie paqësore me njëra-tjetrën”.

Sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Escobar tha se është shumë e pagjasë që ai të shndërrohet ndonjëherë në një Republikë Sërpska, duke iu referuar kështu entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë, i cili vazhdimisht ka sfiduar funksionalizimin e këtij shteti.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Escobar, teksa flasim, liderët e Kosovës dhe Serbisë janë duke zhvilluar një takim në kuadër të dialogut, këtu në Ohër. Ditëve të fundit ju kemi dëgjuar duke folur për shpresat që keni për këtë takim. Por, cilat janë pritjet tuaja realiste për ditën e sotme?

Gabriel Escobar: Pritja jonë më e madhe sot është për finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes për normalizim [të marrëdhënieve]. Kjo Marrëveshje për normalizim krijon marrëdhënie paqësore, miqësore dhe të parashikueshme mes Serbisë dhe Kosovës. Por, po ashtu, ua hap dyert të dyja vendeve për të ecur më shpejt drejt strukturave euro-atlantike.

Prandaj, nga perspektiva jonë, kjo është vërtet historike. Kjo është, vërtet, një mundësi për t’i lënë shumë mbrapa ngjarjet e viteve ’90, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për rajonin në tërësi.

Radio Evropa e Lirë: A jeni takuar sot me të dy liderët?

Gabriel Escobar: Jo sot, por i kam takuar këtë javë. Jam takuar së fundi me kryeministrin [e Kosovës, Albin] Kurti dhe shpresoj të takohem me presidentin [e Serbisë, Aleksandër ] Vuçiç më vonë gjatë ditës.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Escobar, ka pasur shumë presion që marrëveshja të arrihet në muajin mars. Pse është aq i rëndësishëm ky afat kohor?

Gabriel Escobar: Janë disa arsye. E para, ne duhet ta pranojmë që jemi duke funksionuar nën hijen e një prej rreziqeve më të mëdha për sigurinë e kontinentit evropian që prej Luftës së Dytë Botërore.

Prandaj, në mënyrë që Evropa të jetë e gatshme të përballet me sfidat e sigurisë, duhet t’i zgjidhë të gjitha sfidat e sigurisë që ekzistojnë brenda kontinentit evropian. Dhe, kjo është ndër të fundit.

Neve na duhet ta konsolidojmë, jo vetëm paqen, por ta konsolidojmë edhe projektin e zgjerimit të Bashkimit Evropian për gjithë kontinentin evropian. Kjo e hap derën për atë gjë. Prandaj, tani është mundësia më e mirë që e kemi për ta arritur atë gjë, përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet disa vendeve që ende nuk kanë bërë përparim të mjaftueshëm drejt integrimeve euro-atlantike.

Radio Evropa e Lirë: Para këtij takimi, kemi parë skepticizëm nga të dyja anët – veçanërisht nga pala serbe. A është zbutur qëndrimi i tyre këto ditë?

 

Gabriel Escobar: Një gjë që duhet ta them për Serbinë është që presidenti Vuçiç e ka nisur një bisedë të vërtetë kombëtare lidhur me atë se si do të dukej një marrëdhënie mes Kosovës dhe Serbinë në të ardhmen. Dhe, duhet të them që të dyja palët janë duke e marrë seriozisht këtë përgjegjësi.

Kështu që, unë shpresoj se do të arrijmë një aneks të finalizuar për një marrëveshje për normalizim sot.

Radio Evropa e Lirë: A prisni të ketë nënshkrim të dokumentit sot, veçanërisht nga Serbia?

Gabriel Escobar: Shikoni, ne nuk jemi të fokusuar në nënshkrim, por po fokusohemi në finalizim. Kjo do të thotë të kemi një pajtim që të dyja vendet të përgatiten për diskutime reale dhe një pajtim real në marrëdhënien e tyre. Kështu që, kjo është më e rëndësishme: finalizimi i aneksit.

Pse ka rëndësi nënshkrimi i zbatimit të propozimit evropian?

“Kjo do t’i jepte fund një prej mosmarrëveshjeve të fundit të mbetura në rajon”

Radio Evropa e Lirë: Le të flasim për vetë propozimin. Është përshkruar si shumë i dobishëm për të dyja vendet, veçanërisht për Kosovën. Por, nuk e përfshin njohjen reciproke. A mendoni se ky propozim mund dhe do të çojë në njohje reciproke?

Gabriel Escobar: Sigurisht që e hapë një derë për këtë dhe shikoni, qëndrimi im – siç e kam deklaruar vazhdimisht, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi – është se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën dhe të kenë marrëdhënie paqësore me njëra-tjetrën. Ky rajon është një rajon me premtime të jashtëzakonshme.

E, megjithatë, jashtë rajonit, njerëzit besojnë se Ballkani Perëndimor është një zonë konflikti dhe tensioni etnik. Në realitet, kjo do t’i jepte fund një prej mosmarrëveshjeve të fundit të mbetura në rajon dhe do të lejonte që i gjithë rajoni të zinte vendin e tij në Evropë, si një pjesë e rritjes më të shpejtë të Evropës.

“Nuk ka asnjë mënyrë, asnjë rrugë për në Evropë pa e njohur njëra-tjetrën”

Radio Evropa e Lirë: Atëherë, ju do të thoshit se njohja reciproke është qëllimi përfundimtar?

Gabriel Escobar: Është për ne.

Radio Evropa e Lirë: Duhet të ndodhë patjetër?

Gabriel Escobar: Mirë, mendoj se duhet të ndodhë. Mendoj se duhet të ndodhë për të gjitha vendet e rajonit. Kështu që, unë mendoj se nuk ka asnjë mënyrë, asnjë rrugë për në Evropë pa e njohur njëra-tjetrën të gjitha vendet e rajonit dhe pa punuar mirë së bashku me njëra-tjetrën.

 

Radio Evropa e Lirë: Dhe, çfarë ndodh nëse Serbia refuzon të arrijë deri aty?

 

Gabriel Escobar: Epo, shikoni, ajo që po i kërkojmë Serbisë është ta normalizojë marrëdhënien e vet me Kosovën. Ata janë të përgatitur për ta bërë këtë.

“Pa marrëdhënie të mirë mes fqinjësh, s’ka integrim”

Radio Evropa e Lirë: Në një intervistë të mëparshme, ju keni thënë se nuk mund ta imagjinoni pse dikush nuk do të pajtohej me këtë marrëveshje. Nëse është kështu, çfarë do të ndodhë nëse palët dështojnë në arritjen e një marrëveshjeje sot ose këto ditë? A do të ketë pasoja?

Gabriel Escobar: Shikoni, pasojat.. fillimisht është se ne nuk ecim përpara në integrimin tuaj atlantik. Pra, për Kosovën, një nga pasojat është se Bashkimi Evropian pret që ajo të tregojë vullnetin e mirë për të qenë në gjendje të ketë një marrëdhënie paqësore me fqinjin e saj më të madh, përpara se të vendosë nëse ajo është e përgatitur për ta marrë kandidaturën në Bashkimin Evropian. Pra, kjo është një pasojë mjaft e madhe. Por, përtej kësaj, ka pasoja në mospasjen marrëdhënie paqësore me fqinjët tuaj.

Pra, kjo nuk është një pasojë që ne do ta imponojmë, ky është vetëm një fakt i natyrshëm që Kosovës i duhet një marrëdhënie pozitive, miqësore dhe paqësore me Serbinë.

Radio Evropa e Lirë: E, për Serbinë?

Gabriel Escobar: E njëjta gjë për Serbinë. Dua të them se Serbia ka obligime ligjërisht të detyrueshme ndaj Bashkimit Evropian për Kosovën, për krijimin e kushteve paqësore në rajon sipas kërkesave të Kapitullit 35, kështu që kjo do t’i ndihmonte asaj të lëvizë në atë drejtim.

Radio Evropa e Lirë: Këshilltari në Departamentin amerikan të Shtetit, z. Chollet, ka përmendur përfitime të mëdha për të dyja vendet nëse arrihet marrëveshja. A mund të na tregoni se cilat janë këto përfitime?

 

Gabriel Escobar: Do të filloj me më të rëndësishmen. Tregu më i madh për Ballkanin Perëndimor është Bashkimi Evropian. Dhe, kështu ajo që bën është se u jep investitorëve besimin se të dyja vendet po i afrohen atij tregu, po i harmonizojnë tregjet e tyre me kërkesat rregullatore dhe legjislative të BE-së dhe se çfarëdo investimi këtu, në Ballkanin Perëndimor, në fund të fundit është një investim në një treg evropian.

Pra, kjo është më e madhja dhe kjo është pasojë e natyrshme e kësaj. Por, ka edhe përfitime të tjera, ka përfitime politike. Ajo hap derën që të dyja vendet të lëvizin më shpejt në strukturat evropiane, veçanërisht për Kosovën.

Radio Evropa e Lirë: A ka pasur premtime për investime, nga SHBA-ja apo…?

Gabriel Escobar: Ka pasur premtime për t’i ndihmuar ato të ecin përpara në tërheqjen e zhvillimit të sektorit privat dhe ne patjetër po përpiqemi ta bëjmë këtë dhe patjetër që do ta intensifikonim këtë përpjekje.

“Shndërrimi ndonjëherë i Asociacionit në Republika Sërpska, i pagjasë”

Radio Evropa e Lirë: Le të flasim për çështjen më problematike për lidershipin e Kosovës, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kryeministri Kurti ka argumentuar se nëse diçka nuk fillon si Republika Sërpska, kjo nuk do të thotë se nuk do të shndërrohet në një të tillë. Si mund të garantojë SHBA-ja që Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të shndërrohet në një institucion autonom?

Gabriel Escobar: Së pari, Asociacioni do të përcaktohet nga kompetencat e tij, do të përcaktohet me statut. Do të funksionojë sipas Kushtetutës së Kosovës, brenda strukturës ligjore të Kosovës.

 

Për më tepër, më e rëndësishmja është se me normalizimin mes dy vendeve, ato po harmonizohen edhe me standardet evropiane. I dërguari i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, u ka dhënë atyre 16 modele të aranzhimeve të ngjashme brenda Bashkimit Evropian që nuk kanë ndikuar në funksionalitetin ose kushtetutshmërinë e atyre vendeve.

Pra, ka një rrugë përpara për të krijuar një model për asociacionin që nuk krijon një Republikë Sërpska. Në fakt, është shumë e pagjasë që ajo të shndërrohet ndonjëherë në një Republika Sërpska.

Radio Evropa e Lirë: Sërish kemi parë se pjesa veriore e Kosovës është shndërruar në një vend tensionesh të larta. Si mendoni se do ta zgjidhte Asociacioni këtë çështje dhe do të kontribuonte në një bashkëjetese paqësorë në mes të të dyja komuniteteve?

 

Gabriel Escobar: Një nga gjërat më të rëndësishme që do të bënte është se do të krijonte lidhje në mes të një popullate, e cila ndihet e izoluar, e margjinalizuar, si dhe Qeverisë qendrore. Dhe, ne po flasim në të vërtetë për shërbime komunale. Nuk po flasim për funksione ekzekutive. Ne po flasim rreth ofrimit të shërbimeve për njerëzit në gjuhën e tyre. Kështu që, Asociacioni do t’i merrte përsipër shërbimet që u ofrohen atyre nga Serbia dhe do t’i fuste ato nën kuadrin ligjor të Kosovës. Kështu duhet të jetë dhe kështu do të jetë.

Radio Evropa e Lirë: Në të njëjtën kohë ka shumë struktura paralele të Serbisë që funksionojnë në Kosovë. A do të ketë presion mbi Serbinë që të ndalojë me mbështetjen e tyre?

Gabriel Escobar: Absolutisht. Absolutisht. Është e shkruar në marrëveshje. Ne duhet ta kuptojmë se çfarë janë disa nga strukturat paralele. Në disa raste, shkollat dhe spitalet konsiderohen struktura paralele. Ato institucione do të futen në kuadrin ligjor të Kosovës, pra nën ombrellën e Asociacionit, kështu që ato nuk do të jenë të udhëhequra nga Serbia, por nga Kosova, përmes Asociacionit.

“Qytetarët në veri – favorizim të dyfishtë, jo dyfish të pafavorizuar”

Radio Evropa e Lirë: A do të jenë të mbështetura financiarisht nga Serbia?

Gabriel Escobar: Është një mundësi për këtë. Po, Serbia nuk do t’i financojë aktivitetet kulturore dhe edukative. Le ta kemi parasysh se njerëzit në veri nuk janë vetëm qytetarë të Kosovës. Janë edhe qytetarë të Serbisë. Kanë dyshtetësi. Kështu që ata duhet të kenë favorizim të dyfishtë jo dyfish të pafavorizuar.

Radio Evropa e Lirë: Kosova dhe Serbia kanë arritur deri më tani gati 40 marrëveshje. Pse mendoni se kjo marrëveshje mund të jetë ndryshe në kuptim të implementimit, sepse kemi parë se shumica e marrëveshjeve paraprake nuk janë zbatuar tërësisht?

Gabriel Escobar: Mendoj se ai realitet është fakti pse ne jemi këtu sot. Implementimi i zbehtë i shumicës së marrëveshjeve ka bërë që Bashkimi Evropian të konkludojë se na duhet një kornizë më e fuqishme dhe ne jemi po ashtu pjesë e kësaj.

SHBA-ja, do të vendosë kredibilitetin e saj politik në këtë pikë që të sigurohemi se ato marrëveshje zbatohen dhe në fund të fundit, mendoj se rajoni është gati për marrëveshjen e normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Radio Evropa e Lirë: Pra, ju mendoni se BE-ja dhe SHBA-ja, po ashtu, kanë menduar për një qasje të qartë që të sigurohen se liderët [e Kosovës dhe Serbisë], të vazhdojnë…

Gabriel Escobar: Po, kemi menduar…

 

Radio Evropa e Lirë: … me këtë marrëveshje dhe a mund të zgjedhin se çfarë të zbatojnë apo jo?

Gabriel Escobar: Jo nuk munden. Do të ketë afate të qarta kohore, si dhe pritje të qarta. Nuk dua të flas për mekanizmin e implementimit, sepse kjo i takon Bashkimit Evropian, por integrimi i tyre do të kushtëzohet me implementim./REL

 

Etiketa: escobarkurtiOhervucic


Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Para
Berisha: Drejtësia do të vijë edhe për Ramën e Veliajn

Berisha: Drejtësia do të vijë edhe për Ramën e Veliajn

Një ditë pas Ramës, Ambasadorja Kim takon presidentin dhe shëtisin së bashku

Një ditë pas Ramës, Ambasadorja Kim takon presidentin dhe shëtisin së bashku

Me sëpatë në dorë dhe kërcënime terroriste në shqip, arrestohet 32-vjeçari në SHBA

Me sëpatë në dorë dhe kërcënime terroriste në shqip, arrestohet 32-vjeçari në SHBA
















TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com