Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Drejtësia do të vijë edhe për Ramën e Veliajn

2023/03/18 at 12:58 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Drejtësia do të vijë edhe për Ramën e Veliajn

Ndërsa koalicioni me PL, Partinë Demokristianen dhe PBDNJ u regjistrua sot nga KQZ, Berisha ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të Tiranës, ku i pranishëm ishte dhe kandidati për bashkinë, Belind Këlliçi.

Duke folur për zgjedhjet e 14 Majit, Berisha bëri thirrje për organizim, takime derë më derë dhe kokë më kokë. Në fjalën e tij, ai hodhi akuza ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe Kryeministrit Rama, kur tha se drejtësia do të vijë edhe për ta. “Me kullat, ky rrit dendësinë e popullsisë. Aty ku ndërtohet një kullë, duhet të ketë një sipërfaqe shumë të madhe rreth saj. Kurse ky e çon në 20 mijë banorë kilometrin. Njerëzit i marrin frymën njëri-tjetrit në këto hapësira.

U ndala këtu për të mos thënë pastaj vjedhjen e tmerrshme me inceneratorin.

Ai është 5 herë, 10 herë më i inkriminuar se ai i Bulqizës. I Bulqizës për 3 milionë që ia dha një të afërmi, po ky dasmën ia bëri vëllai në kështjellën e Gjirokastrës se i dha tenderin.

Kjo është më e pakta, si shembull.

Nuk votohet hajduti, nuk votohet fallsi. Sepse drejtësia do të vijë edhe për Edi Ramën, edhe për Erion Veliajn.

Ligji për të hequr parashkrimin, absolutisht do jetë ligji i parë, do të shkojë deri në referendum vendosja e tij. Pushtetar që vjedh dhe parashkruhet pas 7 vitesh, nuk do ketë kurrë më.

Nuk do ketë më mbyllje çështjesh. PD është e gatshme që të shkojë deri në referendum. Parashkrimi është amnisti, është njësoj si të amnistosh zyrtarët.

Do të marrë fund kjo, ndaj edhe qytetarët duhet ta dinë. Nuk duhet të votojnë kontingjente njerëzish që janë kontingjente për t’u burgosur.

Por kjo nuk realizohet, kjo realizohet me takime derë më derë, kokë më kokë, me grupe të vogla, me anketa të vogla.

Edi Rama është i tmerruar, të gjitha aktet që bëri do i kthehen në bumerang. Opozita do marrë pjesë dhe do fitojë në zgjedhje. Ai do mbajë përgjegjësi për gjithçka.

Strukturat tona duhet të jenë të gjitha nga mëngjesi deri në darkë në këtë betejë jetike për Tiranën dhe Shqipërinë.

Punë e madhe është bërë, por potenciali është shumë më i madh.

Çdo ditë tani ka peshë më të madhe se po shkojmë drejt 14 majit”, tha Berisha./Opinion.al

Etiketa: berishadrejtesiaramaVeliaj

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Një ditë pas Ramës, Ambasadorja Kim takon presidentin dhe shëtisin së bashku

Një ditë pas Ramës, Ambasadorja Kim takon presidentin dhe shëtisin së bashku

Me sëpatë në dorë dhe kërcënime terroriste në shqip, arrestohet 32-vjeçari në SHBA

Me sëpatë në dorë dhe kërcënime terroriste në shqip, arrestohet 32-vjeçari në SHBA

Kryebashkiaku i Bulqizës para gjykatës: Gjyqe politike, të më thonin hap krahun

Mbetet në burg Lefter Alla, SPAK siguron përgjime ambientale që rëndojnë pozitat e tij

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com