Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi i NATO-s në Uashington, mes simbolizmit dhe sfidave jetike globale

2024/07/09 at 5:31 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Takimi i NATO-s në Uashington, mes simbolizmit dhe sfidave jetike globale

Në Uashington po mbahet takimi treditor i nivelit të lartë të NATO-s që shënon 75 vjetorin e e themelimit të aleancës ushtarake. Presidenti Joe Biden mirëpret udhëheqësit e vendeve të aleancës në një kohë kërcënimesh ekzistenciale në botë dhe në një vit presidencial ku ai përballet me ish-presidentin Donald Trump, i cili e ka kritikuar ashpër NATO-n.


Ashtu si 75 vjet më parë kur u nënshkrua traktati i Atlantikut të Veriut për të garantuar mbrojtjen kolektive të 12 vendeve themeluese pikërisht këtu në Uashington, ky përvjetor vjen në një botë të trazuar. 32 aleatët pritet të marrin vendime kyçe për mbrojtjen e 1 miliaradë qyetetarëve të tyre në mjedisin më të rrezikshëm të sigurisë që nga Lufta e Ftohtë. Ata pritet të shprehin mbështetjen për Ukrainën përballë agresionit të Rusisë, të diskutojnë për sfidat e tjera globale si kriza në Lindjen e Mesme dhe një Kinë gjithnjë e më agresive, si edhe të propozojnë masa për forcimin e sigurisë në vendet anëtare. Duke pasur parasysh gjithë këta faktorë, takimi i kësaj jave ka rëndësi si për simbolizmin, ashtu edhe për sfidat me të cilat përballet.

“Për 75 vjet, NATO e ka mbajtur Amerikën dhe botën më të sigurt. NATO-ja është aleanca më e fortë mbrojtëse në histori dhe ka qenë jetike për sigurinë euroatlantike, duke frenuar kërcënimet ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë”, thotë ambasador Michael Carpenter, këshilltar i Posaçëm i Presidentit Joe Biden dhe Drejtor për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Por ky takim mbahet ndërsa Evropa është tronditur nga agresioni rus në Ukrainë.

“Ne takohemi gjithashtu këtë javë në një moment kritik dy vjet e gjysmë pasi Rusia filloi luftën në Ukrainë, i cili ka shkatërruar paqen në Evropë dhe ka tronditur në thelb rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, duke paraqitur kërcënimin më të madh për sigurinë transatlantike prej dekadash”, tha ambasadori Carpenter.

Në takimin e kësaj jave, vendet aleate do të shpallin masa të reja për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Aleatët pritet të bien dakord për një ndihmë të re sigurie sigurie për Kievin, që do të përfshijë 40 miliardë euro gjatë vitit të ardhshëm. NATO do të emërojë gjithashtu një zyrtar civil si përfaqësuesin e lartë të NATO-s në Kiev.

Aleanca synon gjithashtu t’i dërgojë një sinjal presidentit rus Vladimir Putin, se vendosmëria e saj në mbështetjen e Ukrainës, nuk do të lëkundet. Takimi mbahet gjithashtun në një kohë kur Kina po bëhet gjithnjë e më agresive.

“Ne gjithashtu do t’i dërgojmë një mesazh të rëndësishëm pjesës tjetër të botës, përfshirë partneritetet tona në Indo-Paqësor, se ne qëndrojmë më të fortë së bashku, të bashkuar dhe në mbështetje të vlerave demokratike”, tha zoti Carpenter.

Në një vit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara, presidenti Joe Biden do të përpiqet gjithashtu të nxjerrë në pah dallimin e tij nga ish-presidenti Donald Trump, qëndrimet e të cilit ndaj NATO-s kanë shkaktuar shqetësim tek aleatët.

“Sot, Aleanca jonë është më e madhe, më e fortë, me burime më të mëdha dhe më e bashkuar se kurrë më parë, dhe kjo është kryesisht falë përpjekjeve të Presidentit Biden gjatë këtyre tre viteve të fundit për të investuar në forcimin e Aleancës, si dhe partneritetet tona në mbarë botën”, tha zoti Carpenter.

Suedia merr pjesë për herë të parë në një takim të tillë që kur u bë anëtarja më e re e aleancës në mars të këtij viti.

Dhe takimi mbahet gjithashtu në një reliev të ri politik, me zhvillimet në vendet evropiane, si zgjedhjet në Francë dhe ato në Britani që sollën në pushtet qeverinë e re.

Sot në mbrëmje, Presidenti Biden pret udhëheqësit e e NATO-s për të shënuar 75-vjetorin e aleancës në Auditorin Mellon, ku nënshkrua traktati i NATO-s në Uashington në vitin 1949. Të mërkurën, Presidenti zhvillon takimin e tij të parë dypalësh me Kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer dhe drejton një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut. Ai dhe Zonja e Parë, Jill Biden do të mbajnë gjithashtu një darkë në Shtëpinë e Bardhë për aleatët. Përveç bisedimeve të aleatëve, do të mbahet një takim i Këshillit NATO-Ukrainë, takime me drejtuesit e BE-së dhe partnerët e Indo-Paqësorit, Australia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Zelanda e Re. Mes aktiviteteve të tjera, në bashkëpunim me organizata të sigurisë në Uashington do të mbahen gjatë këtyre ditëve një sërë diskutimesh për tema të ndryshme në kuadër të Forumit Publik të NATO-s./ VOA



Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Ishte me pushime në Shëngjin, humb jetën turistja nga Kosova

Gjendet i pajetë një 40-vjeçar në një ndërtesë të braktisur në Shijak

Kryeministri i Indisë në takim me Putinin: Lufta nuk mund të zgjidhë problemet

Kryeministri i Indisë në takim me Putinin: Lufta nuk mund të zgjidhë problemet

Rusia lëshon urdhër arrest për Yulia Navalnaya, të venë e ish-liderit të opozitës ruse

Rusia lëshon urdhër arrest për Yulia Navalnaya, të venë e ish-liderit të opozitës ruse
















TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com