Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi i G20, mospajtim për Ukrainën, konsensus për projekte mëdha infrastrukturore

2023/09/09 at 6:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Takimi i G20, mospajtim për Ukrainën, konsensus për projekte mëdha infrastrukturore

Në mungesë të një konsensusi për Ukrainën, takimi i 20 vendeve më të pasura të botës u përqendrua kryesisht tek projektet ekonomike.

Presidenti Joe Biden dhe aleatët ranë dakord për një korridor hekurudhor dhe detar që do të lidh Indinë me Lindjen e Mesme dhe Evropën, një projekt ambicioz që synon të nxisë rritjen ekonomike dhe bashkëpunimin politik. Takimi doli me një deklaratë të përbashkët që shmangte dënimin e Rusisë për luftën në Ukrainë, por u bëhej thirrje të gjitha vende, që të mos përdorin forcës për të pushtuar territore. Ashtu sikurse kishte njoftuar presidenti kinez Xi Jinping nuk mori pjesë në takim.

Takimi i nivelit të lartë të 20 vendeve më ekonomitë më të mëdha në botë doli me deklaratë të përbashkët që në ditën e parë të tij.

Konsensusi u pa si një zhvillim i papritur për shkak të ndarjeve të thella mes vendeve lidhur me luftën në Ukrainë.

Në deklaratën e udhëheqëve të G20-ës pranohet se mbi situatën në Ukrainë “ka pasur pikëpamje dhe vlerësime të ndryshme të situatës”, megjithatë ata u pajtuar të thonë se: “…Të gjitha shtetet duhet të shmangin aktet e kërcënimit apo përdorimit të forcës me synim pushtimin e territoritoreve” si dhe e konsideruan “të papranueshëm kërcënimin për përdorimit të armëve bërthamore”. Miratimi i deklaratës i njoftuar nga kryeministri indian, Narendra Modi u prit me duartrokitje, por Kievi, që nuk kishte përfaqësues të vetin në takim, u shpreh tërësisht i pakënaqur. Ministri i Jashtëm, Dmitry Kuleba tha se pjesa e deklaratës për agresionin rus “s’ka asgjë për tu krenuar”.

Mospajtimet mbi luftën në Ukrainë ka bërë që shumica e pjesëmarrësve të merren kryesisht me çështjet ekonomike, sidomos pajtimin për një projekt hekurudhor që lidh Indinë me Lindjen e Mesme dhe Evropën.

Projekti që përfshin Shtetet e Bashkuara, Indinë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bashkimin Evropian dhe vende të tjera është pjesë e Partneritetit për Investime në Infrastrukturë Globale.

Presidenti Joe Biden i vlerësoi projektet, të cilat sipas njoftimeve evropiane do e bëjë tregtinë në mes të Indisë dhe Evropës për 40% më të shpejtë sesa është tani.

“Ne do të përqëndrohemi te projektet infrastrukturore rajonale që ofrojnë rezultate për shumë vende dhe sektore. SHBA dëshiron të zgjerojë korridoret ekonomike për të rritur investimet e saj”, tha Presidenti amerikan në Nju Delhi.

“Korridori hekurudhor dhe i transportit detar do të mundësojnë tregti më të madhe mes vendeve, duke përfshirë produktet energjetike”, tha kryeministri Modi ndërsa njoftoi për marrëveshjen.

Ky projekt pritet që gjithashtu të jetë një përgjigje më ambicioze ndaj programit masiv të infrastrukturës të Kinës, përmes të cilit ajo ka krijuar lidhje të shumë vendeve me ekonominë e saj. Presidenti kinez, Xi Jinping nuk mori pjesë në takimin e G20-ës. Pyetjes se si po ndikon mungesa e tij në takim, Presidenti amerikan iu përgjigj: “Do të ishte mirë të ishte këtu, por takimi po shkon mirë”.

Që në fillim të takimit të së shtunës, Bashkimi Afrikan u bë anëtar i përhershëm i G20-ës. Ministri i jashtëm indian e cilësoi këtë zhvillim në përputhje me vëmendjen që po i kushtohet trajtimit të shqetësimeve urgjente të pjesën jugore të globit./VOA

Ju sugjerojmë

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Para
“Futemi në fushë për të fituar”, Ramadani: Do të ushtrojmë presion që në fillim

“Futemi në fushë për të fituar”, Ramadani: Do të ushtrojmë presion që në fillim

Apple mund të bëjë ndryshimin më të madh në iPhone në 11 vjet

Apple mund të bëjë ndryshimin më të madh në iPhone në 11 vjet

“Jemi me zemër e shpirt në fushë”, Sylvinho: Polonia ka pika të dobëta, luajmë që të…

“Jemi me zemër e shpirt në fushë”, Sylvinho: Polonia ka pika të dobëta, luajmë që të...

TE FUNDIT

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
8 Qershor, 2025

Kreu i Partisë  Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, e cila sipas kryedemokratit lidhet me...

Lexo më shumë

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
8 Qershor, 2025

Ministri i Inteligjencës së Iranit ka deklaruar se së shpejti do të bëhet publike një sasi e madhe dokumentesh sekrete...

Lexo më shumë

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
8 Qershor, 2025

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot gjallëri, fshati piktoresk Godolesh, i vendosur mes kodrave të gjelbra të Elbasanit, hapi...

Lexo më shumë

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
8 Qershor, 2025

“Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com