Një ditë pas takimit mes Lulzim Bashës dhe presidentit amerikan Donald Trump kanë nisur edhe alibitë. Portali “Tema”, media e njohur për mbështetje ndaj Ramës shkruan se eventi në të cilin ka marrë pjesë kryetari i Partisë Demokratike ka qenë me pagesë dhe për një foto çmimi ka qenë 20 mijë dollarë.
Ndërkohë mediat e tjera e lexojnë këtë takim si një mbështetje amerikane për Lulzim Bashën në kulmin e fushatës kur ai kërkon të jetë kryeministër i ardhshëm.
Vetë z. Basha në facebook ka shkruar: “Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët”, ka deklaruar Basha.
Ai i ka shprehur “mirënjohje të pakufijshme” presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët.