Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimet në Shtëpinë e Bardhë – një hap në drejtimin e duhur

2025/08/19 at 3:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Takimet në Shtëpinë e Bardhë – një hap në drejtimin e duhur

Pas samitit të Ukrainës, progresi drejt një marrëveshjeje paqësore është i kufizuar.


Por evropianët kanë arritur një qëllim: Me një front të bashkuar, ata po i kundërvihen Trumpit dhe Putinit.

Në Shtëpinë e Bardhë janë arritur disa përparime, ndonëse akoma nuk mund të flitet për arritjen e armëpushimit dhe paqes në Ukrainë. Tani Putini duhet të deklarohet nëse është për paqe apo vazhdimin e luftimeve dhe nëse është i gatshëm për bisedimet me Ukrainën. Kështu u shprehën shumica e pjesëmarrësve të takimeve me presidentin Donald Trump.

Presidenti Trump priti në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski, i cili ishte e shoqëruar edhe nga presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, si dhe krerët e Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë  dhe Finlandës.

Përshëndetjet e përzemërta

Takimet në Shtëpinë e Bardhë ishin shumë më miqësore sesa herën e kaluar, kur Trumpi pak a shumë largoi Zelenskin nga Shtëpia e Bardhë. Trump në fillim vlerësoi kostumin e thjeshtë të zi të Zelenskit e më pas filluan bisedimet më serioze dhe paraqitja konstruktive dhe shumë e kujdesshme para gazetarëve.

Merz: Asnjë bisedë për lëshimet territoriale

Atmosfera ishte e mirë por progresi në përmbajtje duket i kufizuar. Pjesëmarrësit diskutuan shumë çështje të ndryshme, kritike.

Sipas vëzhguesve, Trump dhe Zelenskyy thuhet se kanë shqyrtuar edhe hartat, ndoshta për të diskutuar vijën e frontit. Megjithatë, sipas Kancelarit Merz, lëshimet territoriale nuk u diskutuan si temë e veçantë.

Lëshimet nuk duhet t’i imponohen në asnjë rrethanë Ukrainës, theksoi ai në një konferencë për shtyp më vonë. Territori i pretenduar nga Rusia është afërsisht sa madhësia e Floridës, krahasoi kreu i qeverisë gjermane, për të ilustruar gjendjen.

Garancitë e sigurisë janë thelbësore

Një temë qendrore ishin të ashtuquajturat garanci sigurie. Këto mund të jenë të ngjashme me klauzolën e ndihmës së ndërsjellë të Nenit 5 të NATO-s, që nënkupton ndërhyrjen e të gjitha shteteve anëtare në rast të ndonjë sulmi nga jashtë.

Garancitë janë thelbësore për Zelenskin dhe duhet të jenë të besueshme për të penguar Moskën nga sulme të mëtejshme pas një marrëveshjeje të mundshme.

Presidenti amerikan Trump tha se Amerika mund të jetë pjesëmarrëse në këto garanca, që ishte shumë me rëndësi. Por këtu nuk ka ndonjë përparim shumë konkret. Trump heksoi se evropianët janë në vijën e parë, por amerikanët do t’i mbështesnin ata.

Evropianët e shohin këtë si një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Kancelari Merz e mirëpriti këtë.

Presidenti finlandez Stubb tha gjithashtu solli progresin më të madh në tre vjetët e fundit.

Armëpushimi

Ndërsa presidenti i Ukrainës – i mbështetur nga partnerët e tij evropianë – vazhdon të bëjë thirrje për armëpushim, Trump deri më tani i është përmbajtur. Ai thotë se marrëveshja mund të arrihet edhe pa armëpushim paraprak.

“Ne mund të punojmë për një marrëveshje ndërsa luftimet vazhdojnë”, tha ai, që është në përputhje me qëndrimin e Kremlinit dhe është i papranueshëm për evropianët. Merz e tha hapur këtë edhe para takimit me dyer të mbyllura, që ishte momenti i vetëm kur Trump shkëmbeu mendime të kundërta me ndonjë nga pjesëmarrësit, por me tone të pranueshme për të dy palët.

Trumpi telefonoi me Putinin

Pas bisedimeve me dyer të mbyllura, Trumpi ndërpreu takimin në një moment dhe bisedoi me presidentin rus Vladimir Putin në telefon.

Nuk dihet nëse kjo telefonatë ishte e paracaktuar apo ishte vërtet spontane. Megjithatë, Trump deshi të diskutojë edhe me Putinin përparimet e arritura me Zelenskin dhe evropianët.

“Në përfundim të takimit, e telefonova presidentin Putin dhe fillova përgatitjet për një takim midis presidentit Putin dhe presidentit Zelenski në një vend që do të përcaktohet më vonë”, tha Trump.

Nëse ky mund të jetë hapi tjetër mbetet për t’u parë në ditët në vijim. “Kam konfirmuar – dhe të gjithë udhëheqësit evropianë më kanë mbështetur – se jemi gati për një takim dypalësh me Putinin”, tha Zelenski, pas takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Sidoqoftë, evropianët vazhdojnë të qëndrojnë fort pranë Zelenskit dhe duan që ai të përgatitet sa më mirë për një takim të mundshëm trepalësh. .

Merz, Macron dhe të tjerët duket se kanë arritur edhe një qëllim me rëndësi dhe për Ukrainën: Ata kundërshtuan imazhet e dyshimta të Trump dhe Putin në Alaska – me një paraqitje të përgatitur mirë dhe në dukje unike në Uashington./DW



Ju sugjerojmë

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim
-U tha në Opinion

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim

24 Nëntor, 2025 10:41 pm
Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur
Kronikë

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur

24 Nëntor, 2025 9:56 pm
Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
Bota

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

24 Nëntor, 2025 9:17 pm
Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
Kronikë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

24 Nëntor, 2025 8:54 pm
Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”
Bota

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”

24 Nëntor, 2025 8:23 pm
Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin
Kryesore

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin

24 Nëntor, 2025 8:01 pm
Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Aktualitet

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

24 Nëntor, 2025 6:48 pm
Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

24 Nëntor, 2025 5:27 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

24 Nëntor, 2025 3:32 pm
Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Bota

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

24 Nëntor, 2025 2:36 pm
Para
Integrimi dhe konsensusi politik/ Spiropali takon ambasadorin e BE, Silvio Gonzato

Integrimi dhe konsensusi politik/ Spiropali takon ambasadorin e BE, Silvio Gonzato

Shtyhet në shtator publikimi i raportit final nga ODIHR

Shtyhet në shtator publikimi i raportit final nga ODIHR

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë

Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur…arrestohet 61-vjeçari
















TE FUNDIT

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim
24 Nëntor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala, foli më tepër, në lidhje me hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Lala...

Lexo më shumë

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur
24 Nëntor, 2025

Pas afro 15 orësh të rrethuar nga RENEA dhe forca të shumta policie, janë vetëdorëzuar Julian Cumrraku dhe Arben Uka....

Lexo më shumë

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
24 Nëntor, 2025

Ish-përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, është shprehur se SHBA-të nuk mund të konsiderohen më...

Lexo më shumë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
24 Nëntor, 2025

Pas më shumë se 12 orësh rezistencë dhe negociatash intensive, dy personat e kërkuar që kishin qëndruar të izoluar në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com