Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme ka publikuar një foto me eurodeputeten, Doris Pack, ndërsa nuk ka thumbuar dhe ndërkombëtarët e tjerë në Shqipëri.
Krahas foto, Meta shkruan se ajo është e ndershme dhe me integritet, “siç duam t’i shohim të gjithë përfaqësuesit europianë”.
“Kënaqësi të takohesha sot me Doris Pack, një mbështetëse e flaktë e Shqipërisë, e ndershme dhe me integritet, siç duam t’i shohim të gjithë përfaqësuesit europianë”, shkruan Meta.
Mbrëmjen e djeshme, Meta u shpreh në Opinion, në lidhje me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, se në Shqipëri ka ndërkombëtarë që i kanë sytë te xhepat e tyre dhe jo te Kushtetuta e Shqipërisë./ Opinion.al