Politikë

Takim me Doris Pack, Meta thumbon ndërkombëtarët: E ndershme…


               Publikuar në : 20:06 - 15/11/19 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme ka publikuar një foto me eurodeputeten, Doris Pack, ndërsa nuk ka thumbuar dhe ndërkombëtarët e tjerë në Shqipëri.

Krahas foto, Meta shkruan se ajo është  e ndershme dhe me integritet, “siç duam t’i shohim të gjithë përfaqësuesit europianë”.

“Kënaqësi të takohesha sot me Doris Pack, një mbështetëse e flaktë e Shqipërisë, e ndershme dhe me integritet, siç duam t’i shohim të gjithë përfaqësuesit europianë”, shkruan Meta.

Mbrëmjen e djeshme, Meta u shpreh në Opinion, në lidhje me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, se në Shqipëri ka ndërkombëtarë që i kanë sytë te xhepat e tyre dhe jo te Kushtetuta e Shqipërisë./ Opinion.al

Pas