Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tajvani heton një anije me ekuipazh kinez që besohet se ka dëmtuar një kabllo nën det

2025/02/25 at 10:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tajvani heton një anije me ekuipazh kinez që besohet se ka dëmtuar një kabllo nën det

Autoritetet e Tajvanit po hetojnë një anije me ekuipazh kinez nën dyshimet se ka dëmtuar një kabllo komunikimi nën det, incidenti i fundit që po përshkallëzon tensionet ndërmjet Taipeit dhe Pekinit.

Roja detare e Tajvanit interceptoi anijen për transportin e mallrave, me flamurin e Togos, në ujërat ndërmjet bregut perëndimor të ishullit dhe ishujve Penghu të martën në mëngjes, sipas një deklarate të rojës detare.

Kompania e telekomunikimit Chunghwa Telecom e kishte njoftuar më herët rojën detare se njëri prej kabllove të tij nën det, që gjendej rreth 11 kilometra nga porti Jianghun, ishte dëmtuar.

Anija po qëndronte në atë vend që nga mbrëmja e së shtunës, sipas rojës detare. Nga e shtuna deri të martën në orët e hershme, autoritetet në portin Anping thanë se i kanë dërguar sinjale shtatë herë anijes por se nuk morën përgjigje. Pas njoftimit të Chunghwa Telecom për dëmtimin e kabllos, roja detare iu afrua anijes, e cila kishte filluar të lundronte në drejtim të veriperëndimit dhe e ka përcjell atë deri në portin Anping.

Autoritetet tajvaneze thanë se i tërë ekuipazhi tetë anëtarë i anijes ishin shtetas kinezë dhe se rasti po hetohej “në përputhje me parimet e sigurisë kombëtare”.

“Shkaktari i dëmtimit të kabllos, nëse është sabotim i qëllimshëm apo thjesht një aksident, ende nuk është përcaktuar nga hetimet” sipas rojës detare.

“Mundësia që kjo të jetë një ndërhyrje e Kinës nuk mund të përjashtohet”, shtuan ata.

Komunikimi ndërmjet ishujve Penghu nuk u ndërpre ngaqë Chunghwa Telecom me sukses aktivizoi një kabllo rezervë, sipas rojës detare.

Ky është incidenti i fundit në një mori incidentesh në vitet e fundit gjatë të cilave kabllot tajvaneze nën det ishin dëmtuar. Në disa raste, Taipei akuzon Kinën se qëndron prapa tyre. Në fillim të këtij viti, një anije kineze për transportin e mallrave dyshohet se dëmtoi lidhjen në verilindje të ishullit.

Taipei druhet që Kina mund të dëmtojë kabllot nën det të komunikimi si pjesë të përpjekjeve të saj për të bllokuar apo për të marrë kontrollin mbi ishullin, për të cilin Pekini pretendon se i takon.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës tha se nuk kanë informacione për këtë çështje dhe se nuk kanë të bëjnë me diplomacinë./voa

Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
“Mbylljani derën këtij llumi”, Rama mesazh qytetarëve për zgjedhjet e 11 Majit

Më 2 Mars Panairi i Punës në Athinë, Rama: Kaloni po mundët, do jem edhe unë atje

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 26 shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 26 shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 26 shkurt 2025

TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com