Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tajlandë, gjykata vendos shpërbërjen e partisë kryesore opozitare

2024/08/07 at 6:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tajlandë, gjykata vendos shpërbërjen e partisë kryesore opozitare

Gjykata Kushtetuese në Tajlandë urdhëroi shpërbërjen e Partisë Progresive ‘Ecni Përpara’, e cila fitoi zgjedhjet kombëtare në vitin 2023, por mbeti në opozitë, pasi nuk iu lejua të zgjidhte kryeministrin. Gjykata thotë se kjo parti shkeli kushtetutën duke propozuar ndryshimin e ligjit që ndalon kritikat ndaj familjes mbretërore të vendit. Qeveria amerikane u shpreh sot (të mërkurën) e shqetësuar nga vendimi duke thënë se ai bie ndesh me aspiratat e popullit tajlandez për një të ardhme demokratike.

“Gjykata Kushtetuese vendosi unanimisht të shpërndajë partinë ‘Ecni Përpara’, në përputhje me rregulloret kushtetuese…”

Ky vendim i gjykatës tronditi përkrahësit e partisë opozitare pas përpjekjeve të saj për të ndryshuar ligjin që nuk lejon kritikat ndaj familjes mbretërore.

Para gjashtë muajsh, kjo gjykatë bllokoi një nismë për të ndryshuar ligjin duke e quajtur atë anti-kushtetuese. Vendimi i sotëm shpërbën partinë që udhëhoqi përpjekjet për të ndryshuar ligjin për fyerjen e familjes mbretërore. Vendimi i të mërkurës gjithashtu u ndalon udhëheqësve kryesorë të partisë aktivitetin politik për një dekadë.

“Jam krenar për atë që unë dhe kolegët e mi kemi arritur të bëjmë. Unë nuk jam penduar për mënyrën se si e kam bërë punën time. Unë do të sigurohem që t’ia kaloj stafetën udhëheqësve të brezit të ardhshëm”, tha ish kryetari i partisë Pita Limjaroenrat.

Ai u zotua të vazhdojë angazhimin për reforma, por jo si politikan, ndërsa njoftoi se kolegët e partisë së shpërbërë do të themelojnë një parti të re brenda pak ditësh.

Shpërbërja e partisë opozitare, e cila fitoi shumicën në zgjedhjet e vitit 2023, është një kthim prapa për partitë kryesore në Tajlandë që janë përfshirë në një betejë prej dy dekadash për pushtet. Kjo betejë po zhvillohet kundër një koalicioni konservatorësh me ndikim, familjeve që kanë mbledhur pasuri për disa breza (old money families?) dhe ushtrisë që mbështetë familjen mbretërore.

Mbështetësit e partisë u panë me lot në sy ndërsa shikonin ekranin televiziv në selinë e partisë ku shiheshin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duke dhënë vendimin.

“Sot erdha të mbështes Partinë ‘Ecni Përpara’. Nuk di çfarë t’i them Gjykatës Kushtetuese. Kam mbetur pa fjalë”, tha Therameet Jaiyabood, një nga mbështetësit e partisë opozitare.

“Kemi arritur në një situatë të pashpresë. Sikur nuk kemi asnjë mbështetje”, thotë Sirinapa Veillet, votuese e partisë ‘Ecni Përpara’.

Partia ‘Ecni Përpara’ nuk ishte në gjendje të formonte qeverinë, pasi fitoi zgjedhjet vitin e kaluar, sepse anëtarët e Senatit, në atë kohë një organ konservator i emëruar nga ushtria, refuzoi të mbështeste kandidatin e saj për kryeministër.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Tajlandës…”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Departmantit të Shtetit, Mathew Miller.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rrezikon përparimin demokratik të Tajlandës dhe bie ndesh me aspiratat e popullit tajlandez për një të ardhme demokratike”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e zotit Miller.

Deputetët e partisë ‘Ecni Përpara’ mund të ruajnë mandatin nëse vendosin t’i bashkohen një grupi tjetër parlamentar, me përjashtim të pesë deputetëve që janë në listën e politikanëve që Gjykata u ndaloi aktivitetin politik./VOA

Ju sugjerojmë

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
Aktualitet

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

22 Nëntor, 2025 2:42 pm
Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani
Bota

Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani

22 Nëntor, 2025 2:24 pm
Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni
InstaBIZ

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni

22 Nëntor, 2025 1:31 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Çift i moshuar përfundon në spital, dhëndri i dha valium, më pas i vodhi shtëpinë

22 Nëntor, 2025 1:28 pm
Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
Aktualitet

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

22 Nëntor, 2025 1:02 pm
Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
Aktualitet

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

22 Nëntor, 2025 12:04 pm
Para
Kosovë/ Shënohet një rast pozitiv me virusin e Nilit Perëndimor

Kosovë/ Shënohet një rast pozitiv me virusin e Nilit Perëndimor

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive në të gjithë territorin

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive në të gjithë territorin

Lufthansa pezullon fluturimet për në Lindjen e Mesme për shkaqe sigurie

Lufthansa pezullon fluturimet për në Lindjen e Mesme për shkaqe sigurie

TE FUNDIT

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
22 Nëntor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryebashkiaku i sapozgjedhur i New York-ut, Zohran Mamdani, janë takuar me njëri-tjetrin.Ata kanë biseduar sëbashku në Zyrën...

Lexo më shumë

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
22 Nëntor, 2025

Jair Bolsonaro është arrestuar nga Policia Federale e Brazilit. Ish-presidenti, i dënuar me 27 vjet e gjashtë muaj burg për tentativë...

Lexo më shumë

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
22 Nëntor, 2025

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë lënë pas probleme në disa zona të vendit. Në qarkun Korçë, situata mbetet...

Lexo më shumë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
22 Nëntor, 2025

Pas rreth 3 orësh, zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dalë nga ambientet e GJKKO-së, pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com