Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar një ditë pas vendimit të Gjykatës që e dënoi me tre vite shërbim prove për shpërdorim detyre.
Tahiri ka shkruar në Facebook se do të dalë në një konferencë live në kanalin e tij në Facebook neseër në orën 11:30.
“Neser ne 11.30 shihemi live ketu, per te shpjeguar te verteten time, deri ne kete stacion te pare” shkruan Tahiri.
Pas marrjes së vendimit mbrëmjen e së enjtes, Tahiri tha se kjo ishte vetëm maja e betejës së tij. Kjo shihet edhe në pjesën e fundit të mesazhit të tij, “deri në këtë stacion të parë”.
Më herët Ambasada Amerikane reagoi për vendimin ndaj Tahirit duke thënë përmes një deklarate se ky vendim “demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta”. /Opinion.al