TIRANE– Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi sot se duhet të rrisim masat e sigurisë dhe kontrollet sepse Shqipëria nuk është imune ndaj sulmeve terroriste. Sipas tij, janë rritur kontrollet në aeroporte, qendra tregtare dhe vende të tjera shumë të populluara.
Tahiri ishte sot në Kuvend, për të folur edhe një herë për ligjin e sigurisë publike që parashikon vendosjen e kamerave në të gjitha institucioent shtetërore dhe objekte të aktivitetit privat. Ai tha se nuk i kuptoj se ata që kundërshtojnë vendosjen e kamerave në shkolla me arsyetimin se u filmohen fëmijët, kur këto kamera vendosen pikërisht për sigurinë e tyre.