Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka zhvilluar një takim me shoqatat e emigrantëve në Athinë.
Tahiri ka folur në lidhje me çështjen e regjistrimit të emigrantëve shqiptarë kudo që ndodhen.
Ai tha se regjistrimi është i nevojshëm për t’u kthyer në një mekanizëm për t’i shërbyer emigrantëve.
“Më e pakta që mund të bëjmë për ju, është t’u kthejmë borxhin duke ju shërbyer”, ka thënë Tahiri, duke e cilësuar regjistrimin, si një hap drejt garantimit të së drejtës së votës të emigrantëve.
“Janë bërë shumë premtime për votën e emigrantëve nga politika, por nuk është bërë asgjë deri sot. Ne po ndërtojmë një shtet në Shqiperi, për t’u shërbyer qytetarëve”, u shpreh ministri Tahiri.