Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka zhvilluar sot një takim me disa biznese të vogla në zonën e Medresesë në Tiranë, ku në fokus ka qenë kërkesa e qeverisë për të vendosur TVSH-në.
Ajo ka postuar në faqen e “FB-së” takimin në fjalë ku biznesmenët i kanë shprehur shqetësimet e tyre.
Teksa shprehet kundër vendosjes së TVSH-së, ajo ka theksuar se një taksë e rëndë mbi ta do të thotë më shumë të papunë nesër.