Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku kërkon kthimin e parave për profesionistët e lirë: Qeveria t’i kthejë çdo qindarkë

2024/10/08 at 5:10 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku kërkon kthimin e parave për profesionistët e lirë: Qeveria t’i kthejë çdo qindarkë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shprehet se qeveria duhet të kthejë sa më shpejt profesionistëve të lirë paratë që u janë marrë padrejtësisht përmes një takse antikushtetuese.

Duke përmendur faktin se tashmë Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të tyre, Tabaku kritikoi vonesën e qeverisë për të përmbushur detyrimet ndaj kësaj shtrese që përbën mbi 30 mijë profesionistë të lirë në vend.

“Profesionistët e lirë punojnë çdo ditë në kushte të vështira dhe meritojnë respektin që u është mohuar nga qeveria. Ne si Partia Demokratike e kemi mbështetur këtë betejë që në fillimet e saj dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë tyre deri kur të marrin çdo qindarkë që u është marrë padrejtësisht,” tha Tabaku.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për miratimin e propozimit të Partisë Demokratike dorëzuar nga ajo dhe kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi që rregullon përfundimisht këtë situatë. “Nëse qeveria nuk dëshiron të pranojë propozimin tonë, atëherë le të bëjë një propozim tjetër, por të mos e vonojë më tej këtë çështje të rëndësishme për jetën dhe ekonominë e mijëra qytetarëve.”

Tabaku vuri theksin se, përveçse mund të përdoren vendime të Këshillit të Ministrave apo udhëzime të Ministrit të Financave për kthimin e parave, e rëndësishme është që të mos vonohet më tej zgjidhja e kësaj padrejtësie ekonomike që rëndon mbi profesionistët e lirë.

“Profesionistët e lirë edhe sot e kësaj dite nuk e marrë ende pas pagesën që i kanë bërë shtetit për një taksë të padrejtë dhe antikushtetuese. Mbasi Grupi Parlamentar i shkoi deri në fund betejës për profesionet e lira në Gjykatën Kushtetuese, tashmë do t’i shkojë deri në fund, deri kur ato të marrin pagesën e fundit. Ne bëmë një propozim ligjor, një ligj që mendojmë se rregullon situatën për të gjithë ato profesionistë të lirë të cilët kanë paguar dhe qeveria në mënyrë arbitrare i ka vendosur këmbën në fyt për t’i marrë detyrimet e taksave megjithëse ishin të padrejta. Po le mos ta marrin këtë ligj. Le ta hedhin tutje. Mos ta marrin parasysh. Por kanë gjithë mënyrën dhe hapësirën; qoftë me një vendim të Këshillit të Ministrave apo një udhëzim të Ministrit të Financave për ti kthyer profesionistëve të lirë të gjitha detyrimet që shteti ia ka marrë padrejtësisht. Janë 30 mijë profesionistë të lirë të cilët punojnë,  çdo ditë nga mëngjesi deri në darkë në një treg shumë të vështirë dhe në një situatë akoma më të vështirë. Prandaj ato e meritojnë trajtimin me dinjitet dhe respekt. Një respekt që shteti nuk ia dha por ato e morën përmes gjykatës dhe padyshim me mbështetjen tonë. Edhe pagesën që qeveria i detyrohet do ta marrin përsëri me mbështetjen tonë. Deri në qindarkën e fundit”,- shprehet Tabaku.

Ju sugjerojmë

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
Aktualitet

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

9 Shkurt, 2026 9:01 am
Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev
Bota

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev

9 Shkurt, 2026 8:53 am
Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir
Bota

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

9 Shkurt, 2026 8:30 am
Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?
Bota

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?

9 Shkurt, 2026 8:25 am
Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:23 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:15 am
Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
Para
Orientim karriere për nxënësit dhe trajnime për arsimtarët, 640 mësues në arsimin parauniversitar në rolin e koordinatorit

Orientim karriere për nxënësit dhe trajnime për arsimtarët, 640 mësues në arsimin parauniversitar në rolin e koordinatorit

Opozita tenton të bllokojë miratimin e kredive të buta dhe ndihmën ekonomike në Këshillë Bashkiak, Veliaj: Tiranën nuk e bllokoni dot!

Opozita tenton të bllokojë miratimin e kredive të buta dhe ndihmën ekonomike në Këshillë Bashkiak, Veliaj: Tiranën nuk e bllokoni dot!

“Kam një “Glock” në shtëpi”, Kamala Harris: Sigurisht që kam qëlluar me armë

"Kam një "Glock" në shtëpi", Kamala Harris: Sigurisht që kam qëlluar me armë

TE FUNDIT

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Rama, ka ndarë në Facebook pamje nga Xhamia e Ballies në zemër të Elbasanit, tashmë e rikonstruktuar dhe e...

Lexo më shumë

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev
9 Shkurt, 2026

Shërbimi i inteligjencës i Rusisë ka deklaruar se tentativa për vrasjen e gjeneralit Vladimir Alekseyev të premten u urdhërua nga Shërbimi i Sigurisë...

Lexo më shumë

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir
9 Shkurt, 2026

Tre persona, përfshirë një nënë dhe djalin e saj 10-vjeçar, u vranë si pasojë e sulmeve ruse me dronë gjatë...

Lexo më shumë

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?
9 Shkurt, 2026

Elon Musk beson se mënyra më e mirë për të zgjidhur vështirësitë e ndërtimit të qendrave të të dhënave të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com