Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku denoncon qeverinë për pensionistët: Justifikime pa fund, por asnjë lek shtesë për ta

2024/10/22 at 11:24 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
A do të bashkëpunoj opozita me mazhorancën për ta çuar Shqipërinë përpara në BE? Jorida Tabaku përgjigjet për ‘Opinion’

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në një video të postuar në rrjetet sociale lidhur me premtimet dhe veprimet e fundit të qeverisë në raport me pensionistët.

Tabaku theksoi se qeveria ka shpërfillur plotësisht nevojat e kësaj kategorie, duke bërë vetëm premtime boshe dhe pa asnjë ndihmë konkrete nga buxheti i shtetit.

“Kam tre javë që flas me pensionistët dhe kam krijuar kontakte të drejtpërdrejta me ta. Më vjen mirë që ndonjëherë edhe më dëgjojnë”, shprehet Tabaku, duke nënvizuar se qeveria e kujton çështjen e pensionistëve vetëm pasi ajo vetë ka ngritur zërin për këtë kategori të margjinalizuar.

Ajo vuri në dukje se rritja e pensioneve është qesharake, vetëm 20 lekë në ditë, ndërsa përfitimet e tjera buxhetore shkojnë në duart e një grupi të vogël monopolistësh dhe përmes koncesioneve.

“Si është e mundur që për pensionistët nuk gjenden 20 lekë, ndërkohë që qeveria pretendon dyfishimin e produktit të brendshëm bruto (PBB), por gjysma e kësaj PBB-je shkon për koncesionet?”, pyeti Tabaku.

“Të flasësh si opozitë, kur ke 12 vite në pushtet dhe të ankohesh për veten tënde, është e papranueshme”, shtoi ajo.

Tabaku gjithashtu e kritikoi qeverinë për rritjen e informalitetit dhe përqendrimin e ekonomisë në pak duar, duke theksuar se këto janë pasoja të drejtpërdrejta të politikave të dështuara të saj.

Në përmbyllje të mesazhit, deputetja demokratike nënvizoi se qeveria vazhdon të prodhojë vetëm justifikime për pensionistët, ndërsa miliona lekë shkojnë për të dyshuarit e përhershëm përmes PPP-ve.

Kam tre javë që flas me pensionistët, kam takuar dhe kam krijuar kontakte me ta, dhe më në fund edhe qeveria u kujtua të flasë për ta. Më vjen mirë që ndonjëherë edhe më dëgjojnë.

Dy elemente për të theksuar:

Së pari, rritja e pensioneve është vetëm 20 lekë në ditë. Çfarë dëgjuam sot në mëngjes? Dukej sikur fliste lideri i opozitës, sikur nuk ka 12 vjet në pushtet. Nxori justifikime pa fund, por asnjë lek nga buxheti i shtetit. Tha se është rritur informaliteti në një mënyrë të pashoqe dhe ekonomia informale është zgjeruar. Por kush është fajtor që shqiptarët punojnë në të zezë? Kush i rriti taksat? Kush e komplikoi sistemin?

Ai tha gjithashtu që tregjet janë rritur, monopolet janë forcuar dhe është e pamundur të operosh për shkak të rritjes së çmimeve. Por kush e ka fajin sot që ka monopole dhe që ekonomia është përqendruar në pak duar? Nuk është e mundur të paguash pensionistët sepse ky është buxheti i shtetit, tha ai. A nuk kanë muaj që thonë se e kanë dyfishuar produktin e brendshëm bruto? Si nuk u gjendën 20 lekë për pensionistët, kur 50% e PBB-së sot shkon për koncesione?

Të flasësh si opozitë kur qeveris prej 12 vjetësh dhe të ankohesh për veten tënde? Nuk di qeveri në botë ta bëjë këtë!

Ju sugjerojmë

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
Kryesore

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

3 Korrik, 2025 10:00 pm
Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
-U tha në Opinion

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

3 Korrik, 2025 9:44 pm
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Aktualitet

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

3 Korrik, 2025 9:33 pm
“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

3 Korrik, 2025 9:20 pm
Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
Aktualitet

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

3 Korrik, 2025 9:11 pm
Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…

3 Korrik, 2025 9:00 pm
Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

3 Korrik, 2025 8:58 pm
Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

3 Korrik, 2025 8:06 pm
Zjarret në ishullin e Kretës në Greqi, evakuohen mijëra njerëz
Rajoni

Zjarret në ishullin e Kretës në Greqi, evakuohen mijëra njerëz

3 Korrik, 2025 7:53 pm
Përfundon pas një ore telefonata Trump-Putin, ja çfarë u tha mes dy liderëve
Bota

Përfundon pas një ore telefonata Trump-Putin, ja çfarë u tha mes dy liderëve

3 Korrik, 2025 7:44 pm
Para
Opinion – SPAK arreston Ilir Metën, prapaskenat e prangosjes së bujshme (21 Tetor 2024) 

Opinion - SPAK arreston Ilir Metën, prapaskenat e prangosjes së bujshme (21 Tetor 2024) 

E ngarkuara me punë e SHBA shkon në zyrën e ministrit Ervin Hoxha, një ditë pas arrestimit të Metës

E ngarkuara me punë e SHBA shkon në zyrën e ministrit Ervin Hoxha, një ditë pas arrestimit të Metës

Mosdeklarimi real i pagave, Rama-bizneseve: Është grabitje, turp i madh!

Mosdeklarimi real i pagave, Rama-bizneseve: Është grabitje, turp i madh!

TE FUNDIT

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
3 Korrik, 2025

Në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetarja Glidona Daci, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me kompaninë “Bankers Petroleum Albania”,...

Lexo më shumë

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
3 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku një vajzë 12 vjeçe ka rënë pre e...

Lexo më shumë

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
3 Korrik, 2025

Më 19 maj të këtij viti, emisioni “Stop”  në Tv Klan transmetoi një problem nga Maminasi. Zonja Flora Hidri tregoi...

Lexo më shumë

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
3 Korrik, 2025

Qytetari Pajtim Bregaj tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se një shoku i tij, i quajtur Klement Dylmishi, e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com