Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: Çunat problematikë përfitojnë në kurriz të shqiptarëvetë të ndershëm

2022/07/15 at 4:35 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama paralajmëroi lajm të mirë për negociatat/Tabaku: Rrofsh sa malet o shoku Edi

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas prezantimit të draftit të qeverisë për amnistinë fiskale.


Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social “Facebook”, Tabaku deklaron se amnistia fiskale në thelb promovon pandershmërinë, pabarazinë para ligjit, formalizon shkeljen e ligjit por gjithashtu provokon një amnisti fiskale për paratë e pista duke cënuar procesin e integrimit.

Më tej, ajo shtoi se qeveria e ndërmerr këtë nismë në një kohë kur të gjitha vendet e BE-së kanë nisur politika shtrënguese ndaj pastrimit të parave, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa, ajo ç’ka është më tragjike në këtë nismë sipas deputetes së PD-së, është se do të taksojë me 7% paratë e çunave problematikë ndërkohë që taton 23% të ardhurat e çdo shqiptari që në ndershmëri dhe përkushtim ka shkolluar veten dhe ka punuar.

“Një amnisti fiskale e penale për çunat problematikë në kurriz të shqiptarëve të ndershëm!

Amnistia Fiskale është një projekt në thelb promovon pandershmërinë, pabarazinë para ligjit, formalizon shkeljen e ligjit por gjithashtu provokon një amnisti fiskale për paratë e pista duke cënuar procesin e integrimit.

Kjo nismë ndërmerret sot kur të gjithë vendet e BE dhe jo vetëm kanë nisur politika shtrënguese ndaj pastrimit të parave, përfshirë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Shqipëria sot është në udhëkryq ndaj duhet ta kemi të qartë që vendimet e qeverisë, ligjet dhe drejtimi që do të marrë do të ndikojnë për dekada me radhë. Pra e ardhmja e vendit dhe shoqërisë sonë është sot në valle.

Kemi një mundësi të artë për fëmijët e të rinjtë që mos ta kthejnë Shqipërinë në shkretëtirën e mundësive dhe shpresës. Por ta kthejmë në një mundesi të artë së pari për shqiptarët e ndershëm dhe punëtorë dhe së dyti për të ardhmen e integrimit në BE.

Në kushtet e një buxheti të vjedhur, të mbingakuar me kontrata korruptive që i fiton e njëjta dorë, më koncesione që do i paguajmë për 30 vitet në vijim dhe më një borxh që po kap 100 % të PBB.

Në një kohë ur inflacioni ka arritur në vlerat më të larta në 2 dekada, Rama dhe të tijtë e shohin amnistinë si shpëtim nga kriza që ka kapur buxhetin e shtetit dhe mbi të gjitha xhepat e shqiptarëve.

Duan të shesin amnistinë e krimit si një ndihmë dhe lëmoshë për qytetarët.

Duan të shesin pandershmërinë si një formë për t’i bërë shqiptarët bashkëpunëtorë në bastisje.

Prandaj duan veçse formalizimin e kriminalizimit dhe korrupsionit në 8 vitet e shkuara dhe të godasin biznesin e ndershëm dhe shqiptarin që punon 7 ditë në 7 për 12 muaj.

Jo më larg se disa muaj më parë Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, deklaroi se në Tiranë pastrohen lekët përmes ndërtimeve të kullave të larta.

Një deklaratë në fakt që është një provë shtesë të raportit të Global Initiative Netëork që ka faktuar se pastrohen mbi 1.6 mld euro në lejet e ndërtimit në Tiranë.

Të gjitha këto prova dhe argumente janë mjaftueshëm për të kuptuar se për kë bëhet kjo amnisti.

Por, tragjedia e vërtetë e kësaj nisme është se do të taksojë me 7% paratë e çunave problematikë ndërkohë që taton 23% të ardhurat e çdo shqiptari që në ndershmëri dhe përkushtim ka shkolluar veten dhe ka punuar.

Sa për sovranizmin e rigjetur, i ngjan më shumë sovranizmit të njeriut të zënë në borxhe ndaj disa borxhlinjve që askush nuk i do t’i ketë as në mëhallë. Por për këto halle nuk kanë dhe nuk do të paguajnë shqiptarët”,-shkruan Jorida Tabaku.



Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

30 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
Bota

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

30 Dhjetor, 2025 7:49 pm
OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
Aktualitet

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

30 Dhjetor, 2025 6:06 pm
Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
Bota

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

30 Dhjetor, 2025 5:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

30 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
InstaBIZ

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

30 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar
Bota

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

30 Dhjetor, 2025 2:43 pm
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?
Bota

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

30 Dhjetor, 2025 2:41 pm
SHBA-të kryejnë sulmin e parë tokësor kundër karteleve të drogës brenda Venezuelës
Bota

SHBA-të kryejnë sulmin e parë tokësor kundër karteleve të drogës brenda Venezuelës

30 Dhjetor, 2025 2:20 pm
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

U sulmua shtëpia e Putin?Trump i zemëruar, Rusia: Do pushtojmë të gjithë Zaporizhian

30 Dhjetor, 2025 2:16 pm
Para
Plagosja e 51-vjeçarit, arrestohet autori i dyshuar! Ndalohet edhe një tjetër

Pjesë e një grupi kriminal, policia arreston fierakun e shpallur në kërkim

Humbi jetën duke shpëtuar 2 të miturit, Rama për ngushëllim në familjen e Anrit

Humbi jetën duke shpëtuar 2 të miturit, Rama për ngushëllim në familjen e Anrit

Shpëtoi vëllain dhe shokun, Rama shpall “Dëshmor të Atdheut” 18-vjeçarin

Shpëtoi vëllain dhe shokun, Rama shpall “Dëshmor të Atdheut” 18-vjeçarin
















TE FUNDIT

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
30 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh...

Lexo më shumë

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
30 Dhjetor, 2025

Rusia publikoi një video të asaj që e quajti vendosje të sistemit të saj të raketave hipersonike Oreshnik me kapacitet...

Lexo më shumë

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
30 Dhjetor, 2025

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi, deklaroi sot se janë marrë të gjitha masat për garantimin...

Lexo më shumë

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
30 Dhjetor, 2025

“Botërori 2026” do të jetë turneu më i madh dhe më i pasuri në historinë e futbollit, përfshirë këtu të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com