Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Egnatia fiton titullin kampion për herë të tretë radhazi

2026/05/31 at 10:12 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Egnatia fiton titullin kampion për herë të tretë radhazi

Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të dielë sezonin 2025-26, me Egnatian e Rrogozhinës që u shpall kampione për herë të tretë në histori dhe të tretën radhazi. Në një sezon të gjatë që filloi më 22 gusht të vitit të shkuar, Egnatia ishte ekipi më i mirë i fazës ‘Final 4’ duke e mbyllur në vendin e parë, teksa la pas AF Elbasanin edhe pse me kuotë të njëjtë pikësh, 37, por rrogozhinasit fituan në ndeshjen direkte dhe gjithashtu siguruan një golavarazh më të mirë (+7), çka ishte deçiziv në fund të turneut.


Këtë sezon, sipas formulës së miratuar që në fillim të garës, katër skuadrat e renditura në krye pas 36 javëve të rregullta iu drejtuan fazës ‘Final 4’. Edhe pse Vllaznia dhe AF Elbasani ishin në krye gjatë sezonit të rregullt, në fazën ‘Final 4’ Egnatia u tregua më e saktë dhe falë tre fitoreve kundër Vllaznisë, AF Elbasanit dhe Dinamos ia doli të rikuperojë pikët dhe të mbajë trofeun në Rrogozhinë.

NDESHJET – Këtë të dielë dy ndeshjet e fundit u luajtën në të njëjtin orar, duke filluar nga ora 19:00. Egnatia fitoi 2-0 kundër Dinamos në ‘Elbasan Arena’, teksa e kishte vetë në dorë çështjen e titullit kampion. Golat për Egnatian u shënuan nga Alessandro Albanese në minutat 29 (11 metërsh) dhe 39-të. Me pesë ndeshje në stol, trajneri Nevil Dede ia doli të dërgonte Egnatian drejt trofeut, edhe pse një pjesë e këtij suksesi padyshim i takon ish-trajnerit Edlir Tetova që u largua vetëm dy javë nga fundi i sezonit të rregullt.

Nga ana tjetër, edhe pse fitoi 1-2 me përmbysje kundër Vllaznisë në ‘Air Albania’, AF Elbasani mbetet në vendin e dytë pasi duhej që Egnatia mos fitonte për t’u shpallur kampion. Vllaznia kaloi në epërsi me Bekim Balajn pas 49 minutave lojë, ndërsa Lajthia dhe Ibrahim përmbysën gjithçka.

TIFOZËT – Edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit tha se kjo formulë (Final 4) do të sillte më shumë tifozë në shkallët e stadiumit, diçka e tillë nuk ndodhi. Në ndeshjet e sotme që ishin finale për titullin kampion, tifozët ishin në numër të pakët dhe ndeshjet u dukën si miqësore vere.

KOMBËTARJA NË STADIUM – Në ‘Air Albania’ u pa për herë të parë prezent trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran, bashkë me emra si Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Mario Mitaj, Elseid Hysaj dhe Taulant Seferi. Në ‘Elbasan Arena’ prezent ishte Armando Broja. Ekipi kuqezi nis nesër stërvitjen për dy miqësoret e muajit qershor.

Superliga, kalendari dhe rezultatet e fazës ‘Final 4’:

Java 1

Vllaznia 0-2 Dinamo, 16.05.2026 19:00

AF Elbasani 0-4 Egnatia, 17.05.2026 19:00

Java 2

Vllaznia 1-2 Egnatia, 23.05.2026 19:00

AF Elbasani 3-0 Dinamo, 24.05.2026 19:00

Java 3

Egnatia 2-0 Dinamo, 31.05.2026 19:00 (Elbasan Arena)

Vllaznia 1-2 AF Elbasani, 31.05.2026 19:00 (Air Albania)

Renditja e ‘Final 4’



Ju sugjerojmë

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
Aktualitet

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

10 Korrik, 2026 8:28 pm
Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Para
Irani: Çdo marrëveshje me SHBA-në duhet të garantojë të drejtat e Teheranit

Irani: Çdo marrëveshje me SHBA-në duhet të garantojë të drejtat e Teheranit

Horoskopi, 12 janar 2026

Horoskopi, 1 qershor 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024

Parashikimi për këtë të hënë
















TE FUNDIT

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vlerësimet negative (review) të publikuara në profilet e disa bizneseve shqiptare në Google,...

Lexo më shumë

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më 14 korrik, në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku...

Lexo më shumë

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
10 Korrik, 2026

Prej 41 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Edhe...

Lexo më shumë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
10 Korrik, 2026

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke vënë në shënjestër rafineri nafte dhe objekte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}