Sport

Superkupa e Spanjës/ Reali bën diferencën tek penalltitë


               Publikuar në : 22:01 - 12/01/20 |
Al Do

Derbi i Madridit për Superkupën e Spanjës është mbyllur me fitoren e ‘Los Blancos’.

Reali i Madridit arriti të triumfonte kundër Atletikos vetëm pas goditjes së 11-metërshave pasi 120 minuta lojë u mbyllën me rrjeta të pa prekura.

Si gjithmonë derbi madrilen ishte me intensitet të lartë ku nuk munguan as episodet e tensionuara.

Në pjesën e parë Reali kishte më shumë kontrollin e lojës ndërsa në të dytën Atletiko u zgjua por Kurtua dhe Oblak ishin në ditët e tyre më të mira.

Në kohën shtesë mesfushori Valverde i Realit u dënua me kartonin e kuq por kjo nuk e ndryshoi rezultatin.

Nga pika e bardhë djemtë e Zidane nuk gabuan asnjëherë duke shënuar 4 gola ndërsa Atletiko gaboi dy goditjet e para gjë që i solli si përfundim edhe humbjen.

Reali kështu kthehet në një makth për Atletikon në finale. Kujtojmë se dy skuadrat janë ndeshur në dy finale të Ligës së Kampionëve të cilat janë fituar nga ‘Los Blancos’ . /Opinion.al

Pas