Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmi terrorist në Vjenë, policia zvicerane arreston dy persona

2020/11/04 at 11:13 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi terrorist në Vjenë, policia zvicerane arreston dy persona

Policia zvicerane arrestoi të martën dy burra për lidhjet e tyre të mundshme me të dyshuarin kryesor për sulmin vdekjeprurës në Vjenë, ku mbetën të vrarë të paktën katër civilë, thanë autoritetet. Burrat 18 vjeç dhe 24 vjeç, të arrestuar në qytetin Winterthur rreth 10 kilometra nga Cyrihu, janë shtetas zviceranë, tha policia në një deklaratë.

Ministrja zvicerane e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, tha se burrat ishin “padyshim miq” me sulmuesin e vrarë nga forcat austriake – Kujtim Fejzullain, 20-vjeçarin me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Keller-Sutter shtoi se ata ishin takuar personalisht me Fejzullain, mirëpo nuk e bëri të ditur kohën se kur ka ndodhur takimi.

“Lidhja midis dy personave të arrestuar dhe vrasësit të dyshuar aktualisht është subjekt i hetimeve të vazhdueshme që po kryhen nga autoritetet përgjegjëse”, tha policia e Cyrihut. Deri më tani, të paktën 14 persona janë arrestuar në Austri gjatë bastisjeve në 18 prona pas sulmit vdekjeprurës në qendër të Vjenës të hënën në mbrëmje.

Policia austriake ka kryer një seri bastisjesh dhe ka bërë 14 arrestime. Fejzullai, i përshkruar si një terrorist islamik 20-vjeçar, i cili ishte liruar nga burgu dhjetorin e kaluar, u qëllua për vdekje nga policia ndërsa gjuajti ndaj kalimtarëve.

Siguria ka qenë e rreptë në kryeqytetin austriak ndërsa policia nisi një ndjekje për ndonjë sulmues të mëtejshëm. Por, autoritetet tani besojnë se personi i armatosur mund të ketë vepruar i vetëm.

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se të katërt që vdiqën ishin një grua e moshuar, një burrë i moshuar, një djalë i ri dhe një kameriere. Edhe 22 persona u plagosën. Një nga gratë që vdiq ishte gjermane, tha ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

Grupi i Shtetit Islamik (IS) pretendoi në një video në kanalin e tij propagandistik në internet se ishte prapa sulmeve, pa dhënë asnjë provë./ REL

Ju sugjerojmë

I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik
Bota

I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik

4 Shkurt, 2026 8:41 am
Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi
Bota

Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi

4 Shkurt, 2026 8:38 am
Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri
Aktualitet

Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri

4 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

4 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

4 Shkurt, 2026 8:32 am
Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…
Aktualitet

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…

3 Shkurt, 2026 10:33 pm
Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein
Bota

Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein

3 Shkurt, 2026 9:16 pm
Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete
Politikë

Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete

3 Shkurt, 2026 8:26 pm
Hoxha në GJKKO, tregon detajet e vrasjeve për të cilat paguheshin 70-100 mijë euro
Kronikë

Hoxha në GJKKO, tregon detajet e vrasjeve për të cilat paguheshin 70-100 mijë euro

3 Shkurt, 2026 8:15 pm
Dosja “Epstein”/ Lajçak i penduar: Kur i lexoj sot ato mesazhe, ndihem si budalla
Bota

Dosja “Epstein”/ Lajçak i penduar: Kur i lexoj sot ato mesazhe, ndihem si budalla

3 Shkurt, 2026 7:56 pm
Para
Vijon për të tretën ditë radhazi protesta e studentëve

Vijon për të tretën ditë radhazi protesta e studentëve

Rezultatet paraprake, si kanë votuar amerikanët në të gjitha shtetet

Rezultatet paraprake, si kanë votuar amerikanët në të gjitha shtetet

Greva/ Rama nuk ofron zgjidhje për naftëtarët, Meta thirrje qeverisë

TE FUNDIT

I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik

I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik
4 Shkurt, 2026

Policia Metropolitane e Londrës ka nisur një hetim penal ndaj Peter Mandelson, ish-ministër i qeverisë laburiste dhe ish-ambasador i Mbretërisë së...

Lexo më shumë

Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi

Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi
4 Shkurt, 2026

Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit të Libisë, Muamar Gaddafi, është vrarë në Libi. Ahmed Khalifa, një korrespondent i Al...

Lexo më shumë

Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri

Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri
4 Shkurt, 2026

Shqipëria po kthehet me shpejtësi në një nga destinacionet më të kërkuara turistike në Evropë, falë bukurive natyrore, trashëgimisë historike...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
4 Shkurt, 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com