Aktualitet

Vijon për të tretën ditë radhazi protesta e studentëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:26 - 04/11/20 |
Opi Nion

Studentët po vijojnë për të tretën ditë radhazi protestën përpara Ministrisë së Arsimit, kundër vendimit të marrë nga Komitetit Teknik i Ekspertëve për zhvillimin e mësimit online.

Studentët theksojnë se edhe pas vendimit për zhvillimin e mësimit online, ata nuk kanë marrë asnjë njoftim me e-mail se si do të vijojë procesi mësimor.

Gjithashtu, ata kanë kërkuar të kthehen në auditore të zhvillojnë mësimin pasi vendimi i Komitetit Teknik ishte i papritur, ndërsa ata kishin bërë pagesat e konvikteve dhe qirave të banesave të cilat nuk iu rikthehen pas.

Ndërkohë studentët i kanë drejtuar Ministrisë së Arsimit edhe disa kërkesa të tjera, siç është rimbursimi i qirave të tyre, mësimi i alternuar ndërmjet online dhe auditorë, leksionet online, ndërsa seminaret në auditorë, pagesat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët si dhe mundësimi i pajisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses online.

Kujtojmë se për pagesat e konvikteve, rezidenca Studentore 1 dhe 2 ka njoftuar më herët se pagesat e kryera në muajin nëntor nga studentët do të jenë të vlefshme për muajin dhjetor./ Opinion.al

Pas